|
|
Junjorati Ndërkongregacional
Sot me datën 15-17 dhjetor
2006 në Seminarin Nderdioqezan të Shkodër filloi takimi i dytë i
Junioreve te vitit I-II dhe III në të cilën morën pjesë 28 motra. Në
fillimin e këtij takimi kemi zhvilluar temën me titull; “Marrëdhëniet si
vend takimi me të tjerët”, d.m.th., komunikimi; (kush është tjetri për
mua). Për zhvillimin e temës si referuese ka qenë Motër Aneta Gjini, e
Kongregatës Bijat e Dashurisë Hyjnore. Është diskutuar mbi disa pika
kryesore “të zbulojmë porositë e saj”, te respektojmë diferencën e
tjetrit e jo të jemi mosmirënjohës, sikurse na flet B e Vjetër tek
Kaini e Abeli; kur Zoti e pyet Kainin ku është vëllai yt? Këtë përgjigje
ne e dimë mirë. Ne duhet të kuptojmë qe jemi pasqyrë e njeri – tjetrit,
në marrëdhënie e mirëkuptim.
Kemi reflektuar edhe mbi dy
pika tjera kryesore që ishin “Qetësia që flet” e ndarë në dy aspekte: në
aspektin pozitiv dhe atë negativ; e para aftësi reflektuese dhe e dyta
si mjet distance. Ky moment i heshtjes është i barabartë me
ndërgjegjen+respektin, pra aftësia për të dëgjuar tjetrin, respekti te
nënkuptoj përgjigje të sakta te cilat janë të dobishme për kuptimin dhe
qëllimin e jetës time dhe të tjetrit. Në përfundimin e këtij takimi
falënderojmë Zotin se bashku, që me ne ka qenë i pranishëm që në
momentin e fillimit të lutjes së mbrëmësores Mons Angelo Massafra ku me
një meditim të shkurtër na la një mesazh dedikuar kohës së ardhjes dhe
Krishtlindjes që “zemrat tona të jenë djepi i Zotit tonë Jezus”.
Kjo fjali na bëri të meditojmë edhe më shumë, sepse i përgjigjej temës
që kemi zhvilluar, pra, kemi vënë re se komunikimi, bashkëpunimi,
dialogu, respekti, ndërgjegjja dhe mentaliteti na ndihmojnë të jemi në
marrëdhënie mes njëri – tjetrit.
Në këtë takim nuk ka munguar
as momenti i argëtimit që ishte bazuar mbi temën tonë. Në përfundim
përfitojmë nga rasti të falënderojmë Zotin për praninë dhe gatishmërinë
e M. Aneta Gjinit që na ka zhvilluar temën, kjo na bën të kuptojmë se me
liri të vërtetë dhe të plotë duhet ta pranojmë njëri-tjetrin ashtu siç
jemi.
Junioret Shkodër
titujt kryesore |
|