ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

Mesazhi I papËs BenediktiT XVI

per ditën botërore tË Paqës 2007

 

Ka Paqe vetëm nëse respektohet Njeriu si Person,

d.m.th. si krijesë në përngjasim të Zotit.

 

Më 7 janar 2007 në Teatrin Migjeni u kremtua Dita Botërore e Paqes. Duke paraqitur mesazhin e Papës, fëmijët e shkollave tona katolike kanë uruar edhe “Shkodër, vit të mbarë!

Në rreshtat në vijim paraqesim fjalimin e  Imzot Angelo Massafra mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Paqes:

 

Shumë të nderuara Autoritete fetare

Shumë të nderuara Autoritete civile të qytetit të Shkodrës

Shumë të dashur vëllezër e motra shkodranë

Jemi duke kremtuar edhe sivjet Ditën Botërore të Paqes, dhe siç kemi dëgjuar jemi të ftuar të meditojmë mbi temën “Personi njerëzor: zemra e Paqes”.

Historikisht jemi mësuar ta vlerësojmë paqen si një e mirë morale dhe etike: prandaj paqja bëhej kështu një e mirë që duhej promovuar dhe kush e praktikonte apo bëhej “ambasador” i saj thirrej “njeri i mirë”, dhe kaq.

Nën këtë optik, në planetin tonë është krijuar një mentalitet shumë i rrezikshëm “se mbrojtja më e mirë është sulmi”, madje kështu mendojmë edhe në marrëdhëniet me ndonjë njeri që nuk na pëlqen.

Por në të vërtetë, duke kremtuar sonte këtë Ditë Botërore të Paqes, dua të falënderoj Atin e Shenjtë, Benediktin XVI, sepse na ka kujtuar nëpërmjet Mesazhit për këtë ditë, se paqja është pjesë përbërëse e njeriut dhe ai që humbet paqen e brendshme, shumë lehtësisht ka humbur pikat e referimit të jetës së tij, siç janë Zoti dhe dashuria ndaj të afërmit, madje edhe ndaj armikut. Kush humbet këtë mision dhe logjikën e dashurisë është i dështuar, pasi në historinë e njerëzimit nuk është regjistruar akoma ekzistenca e një jete të realizuar e të lumtur pa këto vlera.

Paqja, të cilën jemi të ftuar ta vlerësojmë sonte, nuk është një dëshirë që duhet ta kemi për të jetuar më mirë, por është një vlerë, pa të cilën, njeriu ontologjikisht nuk do të mund të ishte në harmoni me Krijuesin, me veten, me njëri-tjetrin dhe me ambientin që e rrethon. Këtë të vërtetë ne të krishterët e shpallim të nxitur nga dashuria e Krishtit, i cili, Zot dhe Njeri i vërtetë, fiton mbi vdekje vetëm në saje të besimit që ka tek Ati, i cili nuk mund ta braktiste në duart e varrit.

Ja disa pjesë të mesazhit të Papës:

            Që të jetosh në paqe duhet të njohësh që secili njeri e mori prej Zotit dhuratën e shenjtë të jetës.

            Në çdo njeri është shkruar Ligji i Zotit: “Respekto dinjitetin e tjetrit që është një krijesë e shenjtë e Zotit”

            Çdo njeri ka   detyrë  të respektojë vetveten dhe të tjerët si krijesa të shenjta të Zotit.

            E drejta për Jetën dhe për Lirinë  (fetare) varet nga dinjiteti i secilës krijesë njerëzore.

Në qoftë se do të njohim detyrat tona nga vetvetja dhe nga të tjerët do të kemi mundësi të respektojmë me të vërtetë të drejtat e njeriut, që janë themele e Paqes.

Pra do të mbrojmë Jetën njerëzore dhe do të veprojmë kundër gjithçkaje që e kërcënon: lufta, aborti, dhuna, uria…

Pra, do të mbrojmë Lirinë fetare kundër fanatizmit, ideologjive totalitare dhe përbuzjes.

Pra do të mbrojmë Barazinë midis  Burrit dhe Gruas, duke mohuar çdo diskriminim dhe shtypje.

Do të jetë Paqja vetëm nëse do të respektojmë natyrën e botës si Krijimi që Zoti na beson; dhe nëse do të respektojmë njeriun si një person unik dhe të papërsëritshëm.

Nuk mund të ketë Paqe të vërtetë nëse nënvlerësohet qenia njerëzore.

Kush nuk e konsideron jetën njerëzore porsi një dhuratë të shenjtë të Zotit, do të tundohet që të mbizotërojë mbi të dhe të përdorë dhunën kundër saj.

 

“Dëshiroj, në fund , t’i drejtoj një thirrje të fortë Popullit të Zotit që secili i krishterë  ta ndjejë vetveten të  angazhuar që të veprojë në një mënyrë të palodhshme për paqen duke mbrojtur me qëndrueshmëri dinjitetin e personit njerëzor dhe të drejtat të tij të patjetërsueshmë”   (§ 16).

 

Por sonte nuk mund të fsheh edhe falënderimin e mirënjohjen time të thellë për këtë gjest që Këshilli i Bashkisë së Shkodrës ka vendos të bëjë duke më dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” i Shkodrës.

Me Shkodrën më lidhi Zoti dhe Papa Gjon Pali II, i cili emëroi më 28 tetor 1997 si Administrator Apostolik dhe pastaj më 28 mars 1998 si Arqipeshkëv të Shkodrës.

Në këto çaste më sillen ndër mend shumë situata dhe ngjarje që së bashku me ju kam kaluar, dhe dua t’ju siguroj se ndër lutjet e mia nuk do të pushoj duke iu lutur Zotit dhe të angazhohem për ditë më të mira për vendin tonë.

Prandaj, dua t’ju siguroj se jam i vetëdijshëm se ky titull nuk mund të jetë qëllim në vete, por, për mua do të jetë një nxitje që krejt pasurim tim shpirtëror të vazhdoj t’ua komunikoj pa lodhje dhe gjithmonë në të mirë të të gjithëve.

Nuk mund të mos e pranoj këtë titull, si një vlerësim që Bashkia e Shkodrës i bën Komunitetit Katolik që këtu jeton dhe është faktor, dhe si shqiptar-arbëresh ndihem i lumtur se atdheu ynë e në veçanti Shkodra historike na kujton e na pranon me mirënjohje.

Nga zemra ju falënderoj të gjithëve dhe uroj që viti 2007 të jetë vit më i mbarë për Shkodrën dhe Veriun.  Përshumëjet!

    

 Imzot  Angelo Massafra

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster