|
Përjetimi i 100
vjetorit te pranisë së Motrave saleziane
(Bijat e
Marisë Ndihmëtare) në Shqipëri
.
Që në mëngjes
herët të datës ...... grupi i korit të shkollës “Maria Ndihmëtare”
filloi provat në përgatitje të Meshës së Shenjtë të falënderimit, që do
të kryesohej nga Imzot Angelo Massafra. Në ora 9.00 një turmë jo e vogël
fëmijësh dhe të rinjsh u nisën nga shkolla jonë në drejtim të
Katedrales. Disa prej tyre vetëm tani po e kuptonin domethënien e madhe
të këtij momenti: 100 vjet histori, që kanë shkruar në zemrat e shumë të
rinjve e të rejave të tjerë, fjalë shprese feje dhe dashurie…
Tani po i
takonte atyre radha që të përmblidhnin falënderimin e të gjithëve.
Një falenderim i
thënë me entuziazëm rinor Zotit të jetës, që ndërton historinë tonë e që
fiton me të mirën e vet edhe atëherë kur faktet duket sikur flasin për
mposhje.
Kështu Mesha e
falenderimit, ku ishin të pranishëm edhe Imzot George Frendo, Ipeshkëv
Ndihmës i Arqidioqezës Tiranë Durrës dhe shumë meshtarë, rregulltarë e
në veçanti etërit salezianë, prindër, bamirës, mësues, bashkëpunëtorë e
mbi të gjitha shumë fëmijë, të rinj e të reja nga Tirana, Talja, dhe
Shkodra, vende ku ne motrat saleziane aktualisht veprojmë. Nuk munguan
të tregojnë interesimin e tyre dhe simpatinë për veprën tonë në të mirë
të të rinjve edhe Autoritetet Civile. Ishin të pranishëm: Znj. Jozefina
Topalli, Presidente e Parlamentit shqiptar, Zonja Voltana ......... zv.
kryetare e Bashkisë së Shkodrës, si dhe Konsulli Italian .........
Menjëherë pas
Meshës u hap në sallën Mikel Koliqi Ekspozita me fotografi që përmbledh
historinë tonë në 100 vite. E vjetra dhe e reja qëndrojnë bashkë dhe
pothuajse 50 vitet e heshtjes kanë një hallkë lidhëse konkrete: motër
Luçieta Mhilli dhe motër Maria Gjomarkaj, e cila pati mundësi të festojë
me ne si e vetmja dëshmitare e gjallë e një të shkuare të vështirë, por
plot me praninë e Zotit.
Pasdite na priti
një tjetër ngjarje e rëndësishme: Shfaqja e Teatrit: Jerina
Mbretëresha e Luleve, që do të shfaqej në Teatrin Migjeni, luajtur
nga fëmijët tanë dhe përgatitur nga prof Gjovalin Gjoni, Motër Izabela
dhe mësuesit e shkollës sonë. Tema është patriotike dhe e shprehur me
gjuhën e gjallë dhe karakteristike të Gjergj Fishtës. Mendojmë se është
një mënyrë konkrete për të dëshmuar atë që Don Bosko e Maria Mazzarello
kanë pasur për zëmër: të formojmë të Krishterë të mirë dhe qytetarë të
ndershmë”. Kjo dramë i shpreh më së miri vlerat e një qytetarie
demokratike të themeluar në vlerat e vërteta të ndershmërisë, të
respektit e të lirisë. Interpretimi ishte vërtet i shkëlqyer.
Na nderuan me
praninë e tyre Imzot Angelo Masafra, Kryetari i Bshkisë Shkodër, Artan
Haxhi si dhe Konsulli italian..........
Me falënderim në
zemër dhe në pirtje të aktiviteteve të tjera me rastin e 100 vjetorit
mbaroi kjo ditë e paharruar për të gjithë ne.
Motrat
Salesiane
Bijat e
Marisë Ndihmëtare
titujt kryesore |