|
Të
bashkuar në emër të Zotit
Takim me emigrantët në Itali
Prej disa vitesh, me
iniciativën e Arqipeshkvit Metropolit Shkodër-Pult, Imzot Angelo
Massafra, jemi duke zhvilluar misionin për emigrantët të cilët gjenden
në Itali. Gjatë këtyre viteve të fundit janë zhvilluar shtegtime të
ndryshme në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Gjenacan. Si
përgjegjës për emigrantët në dioqezën e Shkodrës për disa javë zhvilluam
misionin tonë nëpër dioqeza të ndryshme të Italisë, përgjatë disa ditëve
të tetorit 2006.
Savigliano, Torino, 8 tetor
Me këtë rast, bashkësia e
Savaglianos bëri një dëshmi të mrekullueshme me famullitarin e palodhur
Dom Sergjon. Për t’i konkretizuar mirë gjërat, çdo të premte, në kripten
e Shën Andreut lutet në gjuhën shqipe Rruzarja e Shenjtë. Gjatë
qëndrimit tim në këtë vend m’u dha mundësia që të kremtoj Meshën dhe
ishin të pranishëm mbi 100 vetë. Në mbarim të kremtimit të gjithë të
pranishmit u zhvendosën në sallonin e famullisë për një moment
vëllazërimi dhe feste me këngë dhe muzikë shqiptare. Gjatë qëndrimit tim
aty kam takuar një numër të madh besimtarësh të dioqezave tona të
Shqipërisë. Kam pasur takime me grupin misionar të Shën Andreut dhe me
presidentin e Këshillit Komunal të Saviglianos.
Saluzo, 15
Tashmë misioni ynë kishte
marrë formën e vërtetë të apostullimit dhe nga me kalimin e kohës ditët
bëheshin më shumë impenjative. Të dielën më 15, u gjendëm në Kishën e
Vergine Consolata në Saluzo për të kremtuar Meshën e shenjtë. Prania e
shumë besimtarëve i dha një gëzim shumë të madh kremtimit eukaristik.
Mesha në gjuhën shqipe, leximet dhe këngët edhe një herë bënë një kalim
në tokën nënë të origjinës. Në fund të kremtimit një falënderim ia
kushtua edhe Dom Antonios dhe Motrave që mundësuan atmosferën e të
qenurit në Shqipëri.
Pistona, 18
Duke u mbështetur në vlerat që
populli ynë i ruan në kujtesën e tij, ku drejtuam nga një tjetër
bashkësi, në atë të Pistoies. Edhe këtu patëm nderin të ishin mysafirë
në bashkësinë e Fraternità Apostolica di Gerusaleme dhe gjithçka ishte e
përgatitur pothuajse në mënyrë të përkryer. Shërbimin misionar e
ushtruam duke u takuar me shumë familje emigrantësh dhe duke u njohur me
problemet e tyre, të cilat kohët e fundit nuk janë të pakta. Në gjirin e
shqiptarëve të Pistoies ekziston grupi i lutjes dhe grupi i të rinjve që
udhëhiqen nga Fra Ilia Matia dhe takimet e tyre janë të përjavshme.
Kurorëzimi i misionit tonë në Pistoia u bë me rrëfimet.
Padova 22
Një numër i madh besimtarësh
me qëndrim në Itali morën pjesë në shtegtimin që bënë në Kishën e Shën
Antonit në Padova. Në Meshën që kremtova ishte i pranishëm edhe Fra Ilia
Matia dhe disa miq italianë të cilët u mrekulluan nga përshpirtëria jonë
për Shën Antonin. Shtegtimi ynë në kishën e tij mbetet një ndër
përvojat më të bukura dhe mbresëlënëse, pasi njerëzit ishin të bashkuar
nga të katër anët në emër të Zotit dhe duke lënë të kuptohet se
shqiptarët kanë një thesar të fshehur të cilin etërit e shpirtit duhet
ta zbulojnë.
Në nder e lavdi të të madhit
Zot dhe të Shën Antonit, duke marrë hiret dhe bekimet prej tyre, u ndamë
me shpresën se do të takohemi përsëri në takime të tilla.
Dom Nikolin Toma
titujt kryesore |