|
|
Vizita Baritore në Famullinë e Hotit M. Madhe
(Hot-Rapsh-Stare)
03-12-2006
Me
datën 3 dhjetor 2006, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i
Shkodër-Pult, bëri vizitën e tij Baritore në Famullinë e Shën Gjonit
Hot-M.Madhe. Në vizitën e tij u zhvilluan biseda të ndryshme mes
besimtarëve dhe Imzot Massafrës. Në fillim të Meshës kremtuar në të tre
fshatrat e kësaj famullie, (Hot, Rapshë dhe Stare) famullitari i kësaj
famullie Dom Sharbel i uroi mirëseardhjen duke marrë falënderimin e
Imzotit. Pastaj Imzot Massafra vazhdoi:
Kam 4
gjëra për t’ju thënë të cilat duhet t’i dëgjoni me shumë vëmendje :
-
Mos harroni
Pagëzimin i cili është një Sakrament,
sepse me pagëzim ne bëhemi të krishterë, vëllezër të Krishtit dhe me
njëri-tjetrin, madje pagëzimi na shlyen mëkatin e rrjedhshme, atë
mëkat të cilin e trashëgojmë nga Adami dhe Eva.
-
Jezusi thotë: nëse
më doni mua, doni të afërmin tuaj,
dhe për ta dashur atë, duhet të mbajmë urdhërimet dhe t’i zbatojmë
ato. E të kemi parasysh se çfarë kërkojmë. Theksojmë të parin dhe të
tretin. Të duam një Zot dhe të mos jemi supersticiozë, të marrim
pjesë në Meshë çdo diel dhe ditë feste sepse na bën të denjë dhe na
ofron më shumë me fenë tonë.
-
Duajeni
njëri-tjetrin, sikur Unë ju desha juve, thotë Zoti.
Kjo do të thotë që nuk duhet të mbajmë inat me
njëri-tjetrin, e mendojmë se nuk duhet të flasim keq për të tjerët
ashtu si nuk duam që të tjerët të flasin keq për ne. Mua më pëlqen
të thuhen gjërat në sy, sepse gjërat përballë sqarohen dhe të bëjnë
të kuptosh kush je.
-
Duke folur për familjen,
ju pyes: A e pyetni veten nëse bëjmë mirë apo keq. Sa djem martohen
me vajza shume të reja në moshë. Ju nuk e mendoni se si do ta
kalojnë jetën e tyre.
-
Mos i
jepni vajzat për djem të cilët mund të jenë emigrantë jashtë shtetit,
atje ku mund të lidhen me vajza të huaja dhe pastaj kthehen në
vendlindje për t’u martuar me një vajzë të virgjër.
-
Nuk ka
asnjë arsye për ta dhënë vajzën të re.
-
Ju bëj
thirrje që të mos bëni shkuesi për martesa me anë të fotove apo me
ndonjë njeri i cili nuk është shqiptar, kur ky i fundit nuk e di as
gjuhën për të komunikuar me vajzën tuaj, e cila më pas pëson torturën,
që mund të ketë ardhur si pasojë e kësaj martesë mëkatare.
-
Kini
kujdes me celularët e televizorin, mjetë të cilat mund të shkatërrojnë
të rinjtë e sotëm, ose veshjet, psh. në verë. Liritë e tepërta na
shkatërrojnë. Dhe si pasojë e këtyre mund të themi se më mirë ka qenë
koha e komunizmit.
-
Kini
kujdes nga pornografitë e ndryshme sepse kjo na nxit t’i bëjmë keq
tjetrit.
Pasi
mbaron me bisedën e tij kthehet nga populli për të mësuar në se ata kanë
ndonjë pyetje dhe vazhdon:
Unë
kam bërë një apel drejtuar qeverisë për zonat malore si Dukagjini i cili
është shumë më i varfër se ju, por gjithsesi nuk ju kam harruar dhe juve
për t’ju ardhur në ndihmë, sepse populli në mungesë të kushteve minimale
mërgon.
Pas
fjalës së Imzot Massafrës, besimtarët e të tre fshatrave kanë shprehur
dëshirat dhe kërkesat e ndryshme, si një kopsht për fëmija në Hot, kurse
kompjuteri dhe gjuhe të huaj etj. Pas takimit me besimtarët edhe bërë
vizita tek disa të sëmurë.
Shqipja
titujt kryesore |
|