|
VIZITA BARITORE BAJZË – KASTRAT
9 –
12 dhjetor 2006
Nga data 9 deri më 14 dhjetor,
Arqipeshkvi ynë Imzot Angelo Massafra bëri Vizitën Baritore në famullinë
e Bajzës dhe të Kastratit. Në fillim të Vizitës, Arqipeshkvi i paraqiti
popullit arsyen e pranisë së tij mes tyre: “Kam ardhur – tha ai – për të
parë punën që zhvilojnë meshtarët dhe motrat, situatën shpirtërore dhe
jetësore të famullisë, për të biseduar me ju dhe për të vlerësuar fenë
tuaj”.
Ditën e shtunë më datën 9,
filloi Vizita në Pjetroshan, një ndër fshatrat e në famullisë së Bajzës,
ku Arqipeshkvi takoi fëmijët e katekizmit, dhe më pas kremtoi Meshën e
Shenjtë për të gjithë besimtarët, së bashku me famullitarin e Bajzës,
Atë Sokol Pepushaj. Pas Meshe, Arqipeshkvi u ndal për të bërë një bisedë
të lirë me të gjithë besimtarët e fshatit, duke u dhënë të gjithëve
mundësinë që të shpreheshin në lidhje me jetën në famulli, me problemet
apo edhe më kërkesat që dëshironin t’i drejtonin atij.
Të dielën me datën 10, Vizita
e Arqipeshkvit vazhdoi në Bajzë. Në orën 8.00 të mëngjesit kremtoi
Meshën për fëmijë, siç kremtohet edhe çdo të diel. Në orën 11.00 kremtoi
Meshën për mbarë popullin, dhe pas Meshe u bë gjithashtu takimi me
popullin e pranishëm. Pasdite shkoi në Gradec, një tjetër fshat i
famullisë së Bajzës, ku e priste populli për t’u lutur së bashku pranë
varrezave dhe për t’i bekuar ato. Edhe aty personat patën mundësi të
bënin një bisedë të lirë me Arqipeshkvin në lidhje me jetën e krishterë
dhe me çështje të tjera.
Të hënën në orën 8.00 të
mëngjesit Arqipeshkvi u takua me fëmijët e Kopshtit “Nëna e Këshillit të
Mirë” ku u mikprit ngrohtësisht nga fëmijët, me këngët, poezitë dhe
lojërat e tyre.
Në orën 9.00 u takua me
Kryetarin e Komunës së Kastratit z. Tomë Curri (pjesë e kësaj komune
janë Bajza, Hoti dhe Kastrati), me Këshillin komunal dhe me
intelektualët e zonës. Në këtë takim u prit me kënaqësi nga të gjithë të
pranishmit. Pasi Kryetari i komunës i dha mirëseardhjen, i paraqiti
situatën e kësaj komune e cila përbëhet nga 13 fshatra, 4 prej të cilave
janë malore. Ndër problemet më të mëdha që paraqiti është kontrabanda e
cila favorizohet për shkak të kufirit me Malin e Zi, gjë që ka penguar
zhvillimin e vendit. Kjo zonë (komunë) konsiderohet nga Qeveria si zona
më e pasur e Republikës, por në realitet nuk është kështu, sepse
kontrabandën në zonë e kanë çuar përpara më tepër jabanxhinjtë, kurse
banorët e zonës, me përjashtim të ndonjë rasti, kanë mbetur të varfër,
dhe ka rreth 500 familje të cilat vuajnë për bukën e gojës. Për arsye të
informacioneve të embargos, nuk ka as organizata që të ndihmojnë me
ndonjë nismë për zhvillimin e vendit.
Probleme të tjera të kësaj
komune janë papunësia, bujqësia e cila për mungesë uji nuk sjell
rezultate, mungesa e ujit të pijshëm dhe gjakmarrja. Në lidhje me këtë
problem të fundit, Kryetari i komunës shprehu mirënjohje për punën që
kryen Kisha Katolike dhe kërkoi që të formohet njëfarë bashkëpunimi edhe
me komunën.
Paraqiti gjithashtu edhe
problemin e arsimit. Falënderoi për punën që zhvillojnë motrat në
Kopshtin “Nëna e Këshillit të Mirë” dhe shprehu keqardhje përse shumë të
rinj dhe të reja janë të detyruar të enden rrugëve të botës për shkak të
arsimit jo serioz dhe të problemeve të lartpërmendura.
Arqipeshkvi e falënderoi për
mikpritjen dhe u përputh me mendimin se Jugosllavia ka penguar
zhvillimin e vendit. Paraqiti edhe apelin që i ka drejtuar Qeverisë në
përfundim të Vizitës Baritore në Dukagjin dhe Kelmend. I ftoi të
pranishmit që në lidhje me problemin e gjakmarrjes të sensibilizohen
edhe shkollat, të cilat, ngulmoi në mendimin se duhen angazhuar më
seriozisht.
Sugjeroi që secili të bëjë aq
sa Zoti kërkon prej tij, kështu që të ndërtojmë atë zemër që komunizmi
na ka shkatërruar, për ta dashur komunitetin dhe për të punuar me më
shumë dashuri dhe tejdukshmëri, në mënyrë që të marrim përsipër shortin
e vendit tonë. Feja mund të na ndihmojë për të vepruar si dëshmitarë aty
ku jemi.
Në fund të takimit,
Arqipeshkvi i dhuroi secili nga të pranishmit një kopje të enciklikës së
Papës Benediktit XVI “Hyji është dashuri”.
Pas takimit në komunë, në orën
10.00 Arqipeshkvi u takua me mësuesit dhe me nxënësit e shkollës 9
vjeçare në Bajzë dhe në orën 11.00 me mësuesit dhe me nxënësit e
shkollës së mesme po në Bajzë.
Pasdite shkoi në Fermë dhe më
pas në Gashaj për t’u takuar me fëmijët e katekizmit dhe me banorët e
këtyre dy fshatrave. Në orën 15.30 u kremtua Mesha në Bajzë për grupet e
ndryshme të famullisë, me të cilët Arqipeshkvi u ndal pas Meshe, qoftë
për t’u dhënë fjalën atyre qoftë edhe për t’u dhënë porositë e tij.
Të martën në mëngjes u takua
me mësuesit dhe me nxënësit e shkollës 9 vjeçare në Pjetroshan, dhe pas
këtij takimi shkoi në Kosan për t’u takuar me banorët e fshatit dhe për
të bekuar varrezat. Në orën 11.00 u takua me mësuesit dhe me nxënësit e
shkollës 9 vjeçare në Vukpalaj. Pasdite kremtoi Meshën në Bajzë dhe u
administroi sakramendin e krezmimit një grupi të rinjsh dhe të
rriturish.
Të mërkurën me dt. 13 u bë
Vizita Baritore në famullinë e Kastratit. Në orën 9.00 u kremtua Mesha
në Goraj – Budishë me një pjesëmarrje të mirë të besimtarëve. Në orën
12.00 u kremtua Mesha në Kastrat dhe besimtarët e pritën me gëzim
Arqipeshkvin.
Të enjten pasdite vazhdoi
Vizita Baritore përsëri në Vukpalaj me kremtimin e Meshës së Shenjtë dhe
pas Meshe Arqipeshkvi u ndal edhe aty të bisedonte me popullin. Më pas u
bë edhe takimi me popullin në Rranxë të Vështit si dhe bekimi i
varrezave.
Duke u takuar me Bariun e vet,
besimtarët e famullive të Bajzës dhe të Kastratit i shprehën atij
hallet, problemet, vështirësitë, kërkesat e tyre dhe besimin që kanë te
Zoti, që nga fëmijët, deri te të rriturit, në Komunë, shkolla, fshatra
të ndryshme dhe në kishë, duke patur mundësi ta merrte fjalën secili që
dëshironte. I paraqitën problemet e mungesës së një arsimi serioz,
problemin e emigrimit, të papunësisë, të shthurjes së familjes që po
ndodh sot, të veshjes së pahijshme në kishë etj.
Arqipeshkvi i ka kushtuar kohë
secilit person që ka dëshiruar të marrë fjalën, qoftë në grup qoftë edhe
në takime personale si dhe në sakramendin e rrëfimit.
Sipas mundësive, Imzot Angelo
Massafra ka përfituar edhe për të bërë vizita në ndonjë familje, sidomos
në ato familje ku ndonjë pjesëtar është i sëmurë rëndë.
Besimtarët që kanë marrë pjesë
në takimet e parashikuara, Arqipeshkvi ka përfituar t’u japë katër
porosi: të thellohet sakramendi i pagëzimit; të jetohen urdhërimet e
Hyji, të cilat për lumturinë tonë janë të domosdoshme ashtu sikur shinat
për trenin; ta duam njëri – tjetrin si na ka dashur Jezusi neve si dhe
të kujdesemi për familjet tona.
Në takimet që u bënë,
Arqipeshkvi ngulmoi shumë në lidhje me problemin e vajzave të cilat
familja i fejon tepër të reja dhe me djem me moshë shumë më të madhe
sesa ato. Kjo gjë pengon që vajzat të zhvillohen në mënyrë normale, vë
në lojë jetën e personave, të familjes e shpeshherë edhe të shoqërisë.
Kundërshtoi edhe problemin e martesës me anë të fotografive, gjë që nuk
favorizon një njohje të mjaftueshme mes të fejuarve dhe pengon edhe në
një vendosje të lirë e të vetëdijshme për jetën. Ngulmoi edhe te fakti
që varfëria të mos kthehet në tundim për të trafikuar drogën. I
këshilloi prindërit të kenë njëfarë kontrolli të emisioneve televizive
që ndjekin fëmijët e tyre, pasi jo e gjithë ajo që paraqet televizori
është e mirë dhe ndërtimtare. Nuk është mirë t’i delegohet vetëm
televizorit edukimi i fëmijëve, por prindi të mbajë rolin e vet. I
këshilloi besimtarët që të mos lejojnë të zhduket krejtësisht ndjenja e
erzit si dhe të krijohet edhe mundësia e lutjes në familje.
Në takimet që bëri me nxënësit
e shkollave, i nxiti ata që të angazhohen më tepër në mësime dhe
mësuesit i ftoi që të jenë më kërkues ndaj nxënësve, pasi tamam sot
ndërtohet e ardhmja.
Kjo Vizitë Baritore ka qenë me
të vërtetë një përvojë e hirit, dhe këtë gjë e pohon vetë mbresa e
besimtarëve të cilët kanë shprehur kënaqësinë, gëzimin dhe falënderimet
e veta për praninë e Arqipeshkvit në mesin e tyre.
Vizita
Baritore ne Famulline e Hotit M. Madhe
(Hot-Rapsh-Stare)
03-12-2006.
Me daten 3 dhjetor 2006,
Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, bërë
viziten e tij Baritore në Familline e Shën Gjonit Hot-M.Madhe, në
viziten e tij u zhvillua bisedat të ndryshme mes besimtarëve dhe Imzot
Massafrës. Në fillimin e Meshës që ka kremtuar ne të tre fshatra e kësaj
famullisë, (Hot, Rapshe dhe Stare) famullitari i kësaj famulli Dom
Sharbel i uron mireseardhjen dhe ai e falenderon. Pastaj shton.
Kam 4 gjëra për tu thën të
cilat duhet ti dëgjoni me shume vemendje thote Imzot Massfra.
-
Mos harroni
Pagëzimin i cili është një Sakrament,
por jo vetem kaq sepse me pagëzimin ne bëhemi të krishterë, vëllezër
të Krishtit dhe me njëri-tjetrin, madje pagëzim na shlzen mëkatin e
rrjedhshme, atë mëkat të cilin e trashëgojmë nga Adami dhe Eva.
-
Jezusi thot: nësë më
doni mua, doni afërmin tuaj, dhe për
të dashur atë, duhet të mbajmë urdhnimet dhe ti zbatojmë ato. E të
kemi parasysh se çfar kërkojmë. Theksojmë të parin dhe të tretin. Të
duam një Zot dhe të mos jemi supersticiozë, të marrim pjesë në meshë
çdo diel dhe feste dhe të dielave sepse na bën të denjë dhe na ofron
më shumë me fenë tonë.
-
Duajni
njëri-tjetrin, sikur Un ju desha juve, thotë Zoti,
e të mos mbajmë inat me njer-tjetrin, të mendojmë
pak neve do t’na e kishte endja të flasin keq ashtu duhet të
mendojmë dhe për të tjeret të mos flasim keq. Mua me
pelqen të mi thoni gjërat në sy e jo për të syve, sepse gjërat për
ballë sqarohen dhe të bejmë të kuptosh kush je, sepse më kan dergu
disa letra anonime të cilat shkruanin pse kisha ndonjë vend tjeter
mban këtë vajzë e cila të atin e ka një vrasës. Jo kjo duhet
mposhtur sepse vajza mund të ketëp një shpirt krejtsisht të paster
dhe një jetë të ndryshme nga i ati. Të katertin jua them pas meshës
e cila ka të bej me familjen dhe anët e saja. (ne mbarimi e Meshës,
vazhdon bisedat)
-
Dhe rikthehet ku i kishte
lenë për familjen, duke shtuar menjëherë a e pyetni veten nese bejmë
mirë apo keq. Sa djem martohen me vajza shume të reja në mosh. Ju
nuk nendoni jeten e tyre sesi do ta kalojnë.
-
Mos jepni vajzat për djem të cilët mund
të jënë emigrant jashtë shtetit tonë atje ku mund të lidhen me vajza të
huaja dhe pastaj kthehen në vendlindje për të martuan me një vajzë të
patër (të virgjër).
-
Nuk ka asnjë arsye për të dhënë vajzën
të re.
-
Ju bëj thirrje të mos bëni shkuesi për
martesa me anë të folore apo me ndonjë njeri i cili nik është shqiptar,
ku ky i fundit nuk di as gjuhën për të komunikuar me vajzën tuaj. E cila
pastaj gëzon torturen, kjo e cila mund të ketë ardhur si pasoj e kësaj
martesë mëkatare.
-
Kini kujdes me celularet e televizorin,
këto mjetë të cilat mnd të shkatërrojnë të rinjët e sotëm, ose veshjat e
tepërta, psh. në ver kur bën shumë vap, shumica e njerëzve dalin
gjysmëveshur. Liritë e tepërta na shkatërrojnë. Dhe si pasoja e këtyre
mund të themi mirë ka qënë koha e komunizmit.
-
Të kini kujdes nga prnografitë e
ndryshme sepse kjo na nxit të bejmë keq tjetrit.
I drejtohet populli nëse
ka ndonjë pyetje për të bërë. Pastaj mënjëhere shton:
Unë kam bërë një apel drejtuar qeverisë për zonat malore
si Dukagjini i cili është shumë i varfer se ju, por gjithësesi nuk ju
kam harruar dhe juve për të ardhur në ndihmë, sepse populli në mungesë
të kushteve minimale merret me emergimi.
Dhe pastaj besimtaret, ne te
tre fshatrat kan pas deshirat dhe kerkesat të ndryshme që kan bërë
Imzot. Si psh. një kopsht për fëmijt në Hot, kurse Kompujtri, dhe gjuha
të huaj etc....dhe pas takimin me besimtaret edhe bërë vizita tek disa
të smuret.
Kronista Shqipja
E vërteta është në dashuri dhe shërbim
Sëmundja më e madhe nuk
është gërbul, as kanceri…por ndjenja se je i padëshiruar, se je i pa
kujdesuar dhe i lënë nga të gjithë. E keqja më e madhe është mungesa e
dashurisë dhe e ngushëllimit, ftohtësia e tmerrshme ndaj të afërmit. (Nënë
Tereza)
Me datën 22 - 25.11.2006
për herë të parë, në qytetin e Shkodrës, në ambientet e Motrave
Vinçenciane u zhvillua Seminari në kuadrin e Projektit “Asistencë
Shëndetësore për Pacientë Terminal” i organizuar nga Caritasi Shqiptarë.
Për çdo gjë që u zhvillua,
falenderimi i parë i takon Zotit, për këtë arsye në mëngjeset e katër
ditëve të Seminarit u kremtua Mesha e Shenjtë me pjesëmarrësit e këtij
takimi. Mesha e Shenjtë u kremtua nga Mons. Lucjan Augustini, i cili në
homilitë e tija theksoi se; përsonat e sëmuar në buzë të vdekjes, kanë
nevojë për një dashuri dhe kujdes të veçantë që duhet ta përjetojnë nga
ata që iu shërbejnë. Ata dëshirojnë me afsh pranishmërinë dhe kujdesin e
njeriut që është i pa zëvëndësushëm. Ndërsa për sa i përket gjendjes së
përsonit lidhur me shëndetin Mons. Lucjani theksoi se; i Krishteri e di
se e vërteta është në dashuri. Dshuria e vërtet kërkon edhe sinqeritetin
e plotë, për këtë çdo i krishter duhet ta ketë mëshiren aktive ndaj të
afërmit sipas modelit të Samaritanit të mirë.
Pjesëmarrja e personelit
shëndetësor (duke përfshirë: mjekë, infermjerë/e nga Spitali Rajonal i
Shkodrës dhe të qendërave përreth si edhe disa Bija të Dashurisë së
Krishterë të cilat angazhohen në shërbimin paleativ), ishte mjaft e
kënaqshme.
Organizimi i Seminarit
ishte mjaft i përsosur, sepse për çdo ditë ligjëruan përsona të
specializuar në fusha të ndryshme si në Mjekësi, Psikologji, Sociologji.
Seminarit iu bë një nderim i veçantë me ligjeruesin Albert Nikollën, i
cili në mënyrë shumë të efektshme e dha një këndveshtrim moral mbi
shërbimin e të sëmurve në buzë të vdekjës. Gjatë kësaj ligjerate mësuam
gjithashtu për normat dhe vlerat morale, formimin e ndërgjegjës morale
pasi ajo është qendra e përsonit njerëzor, është vendi (në mënyrë
metaforike) ku njeriu bëhet i vetëdijshëm për vetën e tij dhe për
kuptimin e veprimeve të tija. Principi i brendshëm dhe i pashmangshëm
i sjelljës së tij, është njësia matëse e dinjitetit të tij. Deklaratat e
tilla na ndihmuan të kuptojmë se njeriu nuk është thjesht një grumbull
qelizash, që shihen vetëm nga ana biologjike, por ai është një bashkim
kompleks i trupit dhe i shpirtit.
Sa i përket punës së
infermierës, gjatë shërbimit pranë të sëmuarit me kancer, u theksua se
duhet të pajtohemi edhe me rrezulltate të vogla të lehtësimit të
dhimbjeve, në qoftë se do t’i arrim, sepse në raste të tilla (e
sëmundjeve të kanceri) nuk bëhet fjalë për shërim, por vetëm për një
mjekim sa më efikas ose që i sëmuari të ndërrojë jetë i qetë dhe në
mënyrë dinjitoze. Një rendësi e madhe ju përkushtu komunikimit në mes të
sëmurit, familjës së tij dhe kuadrit shëndetësor.
Të mbushur me njohuri të
reja dhe të vetëdijshëm për rrolin tonë në fushën e shëndetësisë u
përshëndetëm me shpresën se do të takohemi përsëri ne muajt e ardhshëm
në vazhdimin e Seminait deri tek marrja e dëshmive mbi shërbimin
Paleativ.
Motër Antoneta Demaj
b.d.k
titujt kryesore |