ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

VIZITAT NË FABRIKAT E SHKODRËS

 

 

Në datat 18 – 20 dhjetor, Sh. T. Imzot Angelo Massafra ka vizituar disa nga ndërmarrjet dhe fabrikat që gjenden në qytetin e Shkodrës.

Kjo vizitë e Arqipeshkvit tashmë është bërë traditë, pasi në prag të festave të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, ai takon dhe përshëndet sipërmarrës dhe punëtorë. Dhe pikërisht nga kjo traditë, këtë vit binte në sy miqësia që nga viti në vit shkon duke u forcuar mes punëtoreve dhe Arqipeshkvit.

Nuk mund të mos theksohet gjithashtu edhe dashamirësia me të cilën Sipërmarrësit e presin Arqipeshkvin tonë, kur në takimet private mes tyre dhe Arqipeshkvit ata i shprehnin dëshirat për një Shkodër ku të gjithë të mund të jetonin dhe që sa më shpejt edhe vendi ynë të mund të integrohet në ato struktura të përbotshme që do të mund të mundësonin një jetë më të lehtë për të gjithë.

Arqipeshkvi dukej se jetonte këto momente me shpresë se Zoti do ta shpërblejë mundin e të gjithë atyre që në drejtësi dhe në angazhim për të mirën e përbashkët mundohet pa u shkurajuar.

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster