|
150-VJETORI I KATEDRALES SË
TIVARIT
Më 7 dhjetor 2008 në Kishën e
kushtuar “Zojës së Papërlyer”, në Gretvë (Tivari i Vjetër) u
kremtua Mesha solemne që përkujtonte 150 vjetorin e kësaj
Katedraleje. Një përvjetor jubilar ky për Kishën e Zotit të
pranishme në këtë dioqezë.
Për ta bashkëndarë gëzimin me
Arqipeshkvin Imzot Zef Gashin, me famullitarin e Tivarit Don
Nikson Shabanin, me meshtarët dhe me besimtarët e kësaj
kryedioqeze, ishin të pranishëm edhe Imzot Angelo Massafra së
bashku me disa meshtarë të tjerë nga dioqeza e Shkodrës. I
pranishëm ishte edhe Atë Gazmend Tinaj, Ministri Provincial i
Provincës Françeskane të Shqipërisë.
Pas Kremtimit Eukaristik u ofrua
edhe një drekë vëllazërore në ambientet e pallatit të
arqipeshkvisë në Tivar.
Zoti i shenjtëroftë dhe i shtoftë
gjithnjë e më tepër Gurët e gjallë të Kishës së Hyjit në këtë
dioqezë dhe Katedralja e tyre qoftë përherë arsye për ta
falënderuar Hyjin, si edhe pikë bashkimi ndërmjet tyre, rreth
ipeshkvit të vet.
titujt kryesore |