ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

EMIGRANTËT TANË NË UDINE

 

 

Me gëzim këtë vit kemi mundur të kremtojmë më 25 dhjetor Meshën e Shenjtë të Krishtlindjes me bashkëatdhetarët tanë që banojnë në rrethina dhe në qytetin e Udine-s. Ky kremtim u bë i mundur falë angazhimit të Don Gianni Fuccaro, përgjegjës i Migrantes për Kryedioqezën e Udines, i cili prej vitesh u qëndron pranë këtyre vëllezërve e motrave tanë, si edhe falë bujarisë së famullitarit të famullisë Shën Piu X në qytetin e Udine-s, I cili na vuri në dispozicion një sallë.

Këtij kremtimi i parapriu ai i javës së tretë të ardhjes, ku mbas Meshe iu dha mundësia për rrëfim të gjithë atyre që dëshironin.

Mbas Meshe, siç e do tradita, u mblodhëm për një moment feste e cila u gjallërua me muzikë shqiptare nga mirditori Gjergj Lleshi.

Takimi i ardhshëm është më 6 janar po në Udine.

Ende urime të gjithëve për një Krishtlindje të Shenjtë e të gëzueshme.

Don Gjovani Kokona

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster