|
|
KUSHTET
E PËRJETSHME TË MOTËR EMËS
“Para se të të krijoja në
kraharorin amënor, të njoha …të shenjtërova, të caktova të jesh
profet i popujve…o Zot Hyj! Po unë nuk di të flas, sepse jam
fëmijë!... Shko ku do të të dërgoj… mos ki frikë, unë jam me ty”.
Është thirrja e profetit Jeremi që
më ka udhëhequr gjatë gjithë ecjes sime, duke qënë dritë dhe
inkurajim për hapat e mi. Besoj se ndjenja e parë që lind në
zemrëne një të riu apo të reje në momentin kur e zbulon thirrjen
apo parapëlqimin që Zoti ka kundrejt tij apo saj, është ajo e të
qënurit i padenjë, i paaftë përpara një misioni të tillë. Të
njëjtën gjë e ka provuar i riu Jeremi; o Zot, po unë nuk di të
flas ( pasi i merrej goja ) e për më tepër jam shumë i ri, kush
do të më dëgjojë, kush do të më vërë re, kush ka për ta ndaluar
shikimin e tij mbi mua?
Jeremia kishte harruar se Zoti,
Krijuesi i gjithësisë e kishte hedhur shikimin e vet mbi të,
akoma më parë se të lindte, e kishte fiksuar në sy e deshi e nuk
mund të bënte ndryshe përveç se t'ia shprehte këtë dashuri me
anë të thirrjes, ta bënte vegël e përçues të dashurisë së tij.
Janë këto ndenjat që në ecjen time kam përjetuar dhe që në një
fjalë të Shën Palit marrin kuptim: “Hyj zgjedh në botë atë që
është i dobët për të hutuar të fortët, zgjedh atë që është e
panjohur për të hutuar të dijshmit”. Zoti Hyj nuk më zgjodhi në
sajë të aftësisë, zgjuarsisë apo pse mos isha më e mirë se të
tjerët.... jo; Ai më zgjodhi pasi më deshi, më deshi falas pa
marrë parasysh asgjë... Gjithçka dhe e gjithë jeta e një të
thirruri sillet rreth kësaj fraze; “Unë të kam parë, të kam vënë
re kur ti akoma nuk ishe” dhe është kjo që i jep dinjitet e
forcë Po-së, pasi kush nga ana njerëzore është i aftë t'i
kushtojë jetën e vet Zotit po qe se Zoti vetë nuk e ka
paracaktuar?
Pastaj jo çdo thirrje është e
barabartë siç nuk është e barabartë aftësia për të dashur. Besoj
se gjithsecili përmban në vetvete disa aspirata, synon të arrijë
diçka... të miat kanë gjetur realizim në dhuratën apo karizmën
që Zoti Hyj i ka bërë themeluesit tim, Shenjtit Anibale Maria Di
Francia, i cili ndër të tjera pohonte: “E ç'janë këta pak të
varfër që unë ndihmoj, këta pak jetimë që unë strehoj...në
krahasim me gjithë ata që në botë vuajnë, humbasin rrugën e
drejtë duke jetuar pas vesesh...në Rogate-n (Lutjuni të Zotit të
të korrave që të dërgojë punëtorë në të korrat e veta) gjeta një
rrugë të gjerë, gjeta sekretin e të gjitha veprave të mira dhe
të shpëtimit të shpirtrave”. Në këtë karizëm mund të pohoj pa
druajtje se gjen realizim jeta ime e më të çdo aspiratë e imja,
pasi të vendos në zemër të kishës nënës sonë, për tu lutur për
thirrje të shumta e të shenjta; të bën të kërkosh me tërë qënien
lavdinë e Hyjit dhe shpëtimin e shpirtrave.
Motër Ema
titujt kryesore |
|