|
|
KUVEND
RRETH “PROJEKTIT SHPRESA”
Në datat 20 dhe 21 Dhjetor 2008,
pranë Kuvendit të Motrave Stigamtine, Shkodër, u mbajt Kuvendi
me temën “Shoqëria civile, subjekt kryesor dhe i domosdoshëm për
ecjen e të miturve dhe të rinjve me aftësi të ndryshme, drejt
autonomisë”, organizuar nga Shoqata Italo-Shqiptare “Projekti
Shpresa”. Kjo shoqatë ka si qëllim që të mirëpresë në gjirin e
saj të mitur dhe të rinj me kapacitet të ndryshëm nga mosha 0
deri në 18 vjeç, klientë të Instituteve shtetërore, jetimë dhe
të braktisur, si edhe që të vërë në lëvizje mekanizmat
institucionalë, familjarë dhe socialë të cilët favorizojnë
rritjen mundësisht sa më të gjithanshme të këtyre persona, të
cilët shoqëria e prodhimit ka tendencën që t'i trajtojë si të
panevojshëm.
Në këtë Kuvend ishte i pranishëm
Sh. T. Imzot Angelo Massafra - i cili mbajti edhe fjalën hyrëse,
si dhe përfaqësues të pushtetit civil, të cilët mbajtën
ligjërata e tyre rreth kësaj çështjeje.
Të shumta ishin edhe ndërhyrjet
nga përfaqësues të shoqatave të ndryshme, shqiptare dhe të huaja.
Gjatë këtyre ditëve u bë edhe çelja e “Llotarisë” së
solidaritetit, u realizua një shfaqje Krishtlindjeje nga vetë e
rinjtë e shtëpive-familje si dhe u ekspozuan punët artizanale të
prodhuara në laboratorët e drurit, atij fëminor dhe në qendrën
ditore. Zoti i ndihmoftë të gjithë ata persona që e mbështesin
këtë iniciativë bamirësie, më në krye Znj. Silvana Vignali,
presidenten e kësaj shoqate.
titujt kryesore |
|