|
|
PA
NJË BAZË TË QËNDRUESHME ETIKE TË DREJTAT NJERËZORE MBETEN TË
BRISHTA
Benedikti
XVI në përvjetorin e 60-të të Deklaratës universale të Kombeve
të Bashkuara
Para “qindra miliona” njerëzish që
“ende i shohin të kërcënuara të drejtat e tyre”, ndërsa
“barriera të reja janë ngritur për arsye të lidhura me racën, me
besimin, me opinionet politike”, Benedikti XVI ka nxitur “për të
verifikuar se në çfarë mase idealet, e pranuara në vitin 1948,
respektohen sot në legjislacionet e ndryshme”. E ka bërë këtë në
përfundim të koncertit të zhvilluar në Auditorin Pali VI të
mërkurën pasdite, 10 dhjetor, me rastin e përkujtimit në Vatikan
të përvjetorit të 60-të të Deklaratës universale të të drejtave
të njeriut.
Të nderuar Zotërinj dhe Zonja, të
dashur vëllezër e motra!
U drejtoj përshëndetjen time të
përzemërt Autoriteteve të pranishme, veçanërisht Presidentit të
Republikës Italiane, Autoriteteve italiane, Mësuesit të Madh të
Urdhrit të Maltës dhe të gjithëve ju që keni marrë pjesë në këtë
mbrëmje të kushtuar dëgjimit të muzikave klasike, të
interpretuara nga Brandenburgisches Staatsorchester e
Frankfurtit, e drejtuar në këtë rast prej Maestres Zonjës Inma
Shara. Asaj dhe të gjithë pjesëtarëve të orkestrës dëshiroj t'u
shpreh vlerësimin e përbashkët për talentin dhe efikasitetin me
të cilin i kanë interpretuar këto pjesë emocionuese muzikore.
Falënderoj Këshillin Papnor të Drejtësisë dhe Paqes si dhe
“Fondacionin Shën Mateu në përkujtim të Kardinalit
François-Xavier Van Thuân” që ka promovuar koncertin, i cili
është paraprirë prej Aktit përkujtimor të 60-vjetorit të
Deklaratës universale të të drejtave të njeriut, prej dorëzimit
të çmimit Kardinal Van Thuân 2008 Zotërisë Cornelio Sommaruga,
President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, dhe prej
dorëzimit të çmimeve “Solidariteti dhe zhvillimi” Atë Pedro
Opeka-s, misionar në Madagaskar, Atë José Raul Matte, misionar
mes të gërbulurve në Amazonë, destinatarëve të Projektit Gulunap,
për realizimin e një Fakulteti Mjekësie në Ugandën e Veriut dhe
përgjegjësve të projektit Fshati i Erkolinëve, për integrimin e
fëmijëve dhe të rinjve rom në Romë. Mendimi im mirënjohës u
drejtohet edhe atyre që kanë bashkëpunuar në realizimin e
koncertit si dhe RAI-t që e ka transmetuar, duke e zgjeruar,
mund të themi, “platenë” e atyre që kanë mundur të përfitojnë
prej tij.
Para 60 vjetësh, më 10 dhjetor,
Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në
Paris, adoptoi Deklaratën universale të të drejtave të njeriut,
që përbën ende edhe sot një pikë shumë të lartë referimi të
dialogut ndërkulturor mbi lirinë dhe mbi të drejtat e njeriut.
Dinjiteti i çdo njeriu është vërtet i garantuar vetëm kur të
gjitha të drejtat e tij themelore njihen, mbrohen e nxiten.
Gjithmonë Kisha përsërit që të drejtat themelore, përtej
formulimit të ndryshëm dhe peshës së ndryshme që mund të marrin
në brendësinë e kulturave të ndryshme, janë një e dhënë
universale, sepse bën pjesë në vetë natyrën e njeriut. Ligji
natyror, i shkruar prej Hyjit në ndërgjegjen e njeriut, është
një emërtim i përbashkët për të gjithë njerëzit dhe për të
gjithë popujt; është një udhërrëfyes universal që të gjithë mund
ta njohin dhe në bazë të të cilit të gjithë mund të kuptohen.
Prandaj, të drejtat e njeriut janë të bazuara në Hyjin krijues,
i cili i ka dhënë secilit inteligjencën dhe lirinë. Nëse e
përjashtojmë këtë bazë të qëndrueshme etike, të drejtat
njerëzore mbeten të brishta sepse janë pa themel të qëndrueshëm.
Kremtimi i 60-vjetorit të
Deklaratës përbën pra një rast për të verifikuar se në çfarë
mase idealet, e pranuara nga pjesa më e madhe e bashkësisë së
Kombeve në vitin 1948, respektohen sot në legjislacionet e
ndryshme kombëtare dhe, aq më shumë, në ndërgjegjen e individëve
dhe të kolektiviteteve.
Pa dyshim, një ecje e gjatë tashmë
është bërë, por mbetet ende edhe një copë rrugë e gjatë për t'u
kryer: qindra milionë vëllezër e motra tonat i shohin ende të
kërcënuara të drejtat e tyre për jetë, për liri, për siguri; jo
gjithmonë respektohet barazia mes të gjithëve dhe as dinjiteti i
secilit, ndërsa barriera të reja janë ngritur për arsye të
lidhura me racën, me besimin me opinionet politike apo me bindje
të tjera. Prandaj, të mos reshtë angazhimi i përbashkët për të
nxitur e përcaktuar më mirë të drejtat e njeriut, dhe të
intensifikohet përpjekja për të garantuar respektimin e tyre. I
shoqëroj këto urime me lutjen që Hyji, Ati i të gjithë njerëzve,
të bëjë që të ndërtojmë një botë ku çdo qenie njerëzore të
ndihet i pranuar me dinjitet të plotë, dhe ku marrëdhëniet mes
individëve dhe mes popujve të rregullohen prej respektit, prej
dialogut dhe prej solidaritetit. Të gjithëve u jap Bekimin tim.
Nga Osservatore
Romano
titujt kryesore |
|