ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

PERKUJTOHET 541 VJETORI I VDEKJES SË GJERGJ KASTRIOTIT

 

 

Përvjetori i vdekjes së Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit filloi me pritjen në zyrën e prefektit të udhëheqesëve vendorë dhe të Hirarkisë Kishtare të Shkodrës dhe të Lezhës.

Merrte pjesë edhe deputeti i Lezhës z. Preç Zogaj. Pastaj axhenta vazhdoi me dërgimin e buqetave me lule të freskta nga deputeti i Lezhës z. Preç Zogaj, nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Viktor Tushaj, nga sek. i përgjithshëm i Prefekturës z. Kastriot Kodheli, nga Arq. Metropolitan i Arqidioqëzës Shkodër-Pult, Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra etj.

Po ashtu në pallatin e Kulturës të qytetit u zhvillua një takim përkujtimor ku z. Halit Kavaja, historian, mbajti një ligjëratë mbi figurën e Gjergj Kastriotit. Pastaj grupet artistike të këtij pallati dhanë një program artistik.

Pastaj Kisha Françeskane “Zoja Nunciatë” e Lezhës e mbushur plot e përplot me besimtarë u bë epiqendra e këtij përvjetori. Fjalën e mirëseardhjes të Klerikëve dhe të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës z. Kastriot Kodhellit e mbajti famullitari i kësaj kishe Fra. Flavio Cavallini.

Pas fjalës rastit u kremtua Mesha Pontifikale nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, në bashkëkremtim morën pjesë dhe shumë meshtarë të dioqezave të Shkodrës, Lezhës dhe Sapës.

 

Franc Radoja

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster