ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

PËRVJETOR  PËR IMZOT ZEF GASHIN

 

 

Më 6 dhjetor 2008 Sh. T. Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv i Arqidioqezës së Tivarit, kyesoi Meshën e Shenjtë në të cilën ai e falënderoi Hyjin për tri dhurata të mëdha: së pari për 70 vjetorin e lindjes së tij, pastaj për 40 vjetorin e meshtarisë, si edhe për 10 vjetorin e shugurimit ipeshkvnor, tri dhurata për të cilat Shkëlqesia shprehet me fjalët e Shën Palit “Hir mbi hir”.

Pas Meshës së Shenjtë Shkëlqesia ofroi për të ftuarit edhe një drekë vëllazërore.

Urojmë që Hyji ta mbushë gjithnjë Shkëlqesinë me harenë dhe paqen që vijnë prej tij, dhe që t'i japë urti e forcë gjatë gjithë shërbesës që Ai i ka besuar.

 

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster