|
PËRVJETORI
I PARË I RIKUSHTIMIT TË KATEDRALES
Më 12 janar 2009, dioqeza e
Shkodrës përkujtoi përvjetorin e parë të rikushtimit të
Katedrales së vet që i është kushtuar Shën Shtjefnit martir.
Ashtu si edhe vetë Shën Shtjefnit,
kësaj ndërtese i është dashur të pësojë shumë. Prandaj - edhe
pse ajo është e ndërtuar me gurë - bashkësia katolike e dioqezës
e ka vërtet për zemër këtë ndërtesë.
Në radhë të parë arsyeja është
vetë bashkimi kishtar që ajo shpreh, e pastaj edhe poshtërimi që
kjo ndërtesë ka vuajtur ndër shekuj për shkak të egoizimit të
atyre që s'e njohin Zotin, që s'e duam Atë dhe jo pak i
përngjajnë atyre që e kryqëzuan atë.
Por gëzimi ynë në këtë përvjetor
të parë të rishugurimit - pasi qe profanizuar nga diktatura
komuniste - është edhe se kjo ndërtesë është bërë dëshmitare e
fitores së Jezu Krishtit mbi mëkatin dhe mbi vdekjen, duke iu
kthyer sërish liria e kremtimeve liturgjike, liria e kryerjes së
funksionit të vërtetë që ajo ka: të mundësojë takimin e njerëzve
me Zotin e gjallë.
Të gjitha këto të vërteta - si
edhe falënderimin ndaj Kardinalit Franc Rodé, atij që bëri
kushtimin e Katedrales - i shprehu gjatë homeli së vet Sh. T.
Imzot Angelo Massafra, në Meshën solemne të orës 16. 00, të
cilën e bashkëkremtuan edhe shumë meshtarë të tjerë e ku ishin
të pranishëm mjaft besimtarë.
Data 12 janar është shpallur nga
Arqipeshkvi ynë si festë për mbarë dioqezën, datë në të cilën
përkujtohet kushtimi i kishës Katedrales, Kishës Nënë të mbarë
dioqezës sonë.
titujt kryesore |