|
TAKIMI
BOTËROR I FAMILJEVE
Në vitin 2012 do të zhvillohet në
Milano takimi i ardhshëm botëror i familjeve. Këtë e lajmëroi
vetë Papa gjatë meshës përfundimtare të edicionit të gjashtë të
Takimeve i cili u zhvillua në qytetin e Meksikës, në datat 14-18
janar 2009. Gjatë meshes, të kryesuar nga kardinal Bertone,
Sekretari i Selisë së Shenjtë, në shenjtëroren e Zojës Sonë së
Guadalupës, Benedikti XVI ka marrë pjesë nepërmjet një
video-konference.
Një natë më parë ai u drejtoi
pjesëmarrësve mesazhin e tij nëpërmjet një videoje të
regjistruar dhe të transmetuar gjatë mbylljes së takimit, në të
cilin nënvizonte nevojën për të zhvilluar një kulturë dhe një
politikë të re të familjes të cilat frymëzohen nga bashkësitë
familjare.
Në këtë takim nga Shqipëria morën
pjesë Imzot Ottavio Vitale dhe disa familje shqiptare.
titujt kryesore |