|
VARFËRIA
KA NJË FYTYRË
TË
SHPREHIM PËRMES PIKTURËS LUFTËN KUNDËR VARFËRISË
Ekspozita e pikturës “Varfëria ka
një fytyrë”, u çel në ndërtesën e Këshillit të Europës, në
Strasburg të Francës, nga data 26 janar deri me 6 shkurt 2009,
si dhe do të hapet në ndertesën e Konferencës Ipeshkvnore të
Francës në Paris mes datave 18 – 25 shkurt 2009.
Me rastin e dyzetvjetorit të
nxjerrjes në dritë të së famshmes “Popolorum progressio” nga
Papa Pali VI, në vitin 2007, tridhjete një komisionet e shteteve
Europiane të Drejtesi dhe Paqe, vendosën të ndërmerrnin një
aksion të përbashkët për të luftuar varfërinë.
Në kuadrin e “Objektivave të
mijëvjeçarit” të Kombeve te bashkuara, nisma për luftën kundër
varfërisë po merr vëmendje gjithnje e më të madhe. Fatkeqësisht,
përvoja e viteve të fundit, ka treguar se kjo vemendje rrezikon
vazhdimisht të kthehet në mospërfillje. Prandaj,janë vetë të
varfërit që duhet të hapin sytë e të ndërgjegjësohen për
padrejtësitë që po u bëhen.Për këtë vendosëm ta titullonim
ekspozitën “Varfëria ka një fytyrë. Për të korrur sukses në
betejën kundër varfërisë,duhet pa tjetër të luftojmë krah për
krah me të varfërit.
Aksioni i përbashkët i komisioneve
“Drejtësi dhe Paqe” të shteteve europiane, ka për qëllim, të
kthejë vëmendjen e opinionit publik nga gjendja alarmante e
varfërisë në botë. Na duket absolutisht themelore,të
ndërgjegjësojmë publikun për faktin se komuniteti botëror, nuk
do t`a realizojë dot objektivin për zhdukjen e varfërisë që
ishte parashikuar në 2015. Në sytë e të varfërve, ky do të ishte
i pari premtim i thyer.
Për këto arsye,në vitin 2007,
Asambleja e Përgjithshme e Komisioneve Drejtësi e Paqe të
shteteve europiane, të vendosi të nxirrte një deklaratë mbi
çështjen e varfërisë dhe tregtisë botërore. Së dyti, Komisionet
vendosën që mbi këtë temë, të mbahej një ekspozitë arti,e cila u
hap për vizitorët në ndërtesën e Këshillit të Europës në
Starsburg nga data 26 janar deri me 6 shkurt 2009.Të njëjtat
vepra do të ekspozohen edhe ndërtesën e Konferencës Ipeshkvnore
të Francës në Paris nga data 18 deri me 25 shkurt. Kjo nismë ka
për qëllim të hedhë dritë mbi problemin e tmerrshëm të varfërisë
dhe ta vendosë atë në këndvështrime të ndryshme në mënyrë që të
nxitet diskutimi i cili mund të na çojë drejt një zgjidhjeje.
Lufta kundër varfërisë në shkallë
botërore,i bashkon në një trup të vetëm komisionet Drejtësi dhe
Paqe që u përkasin vendeve të Europës lindore,qëndrore e
perëndimore.Ata të marrë së bashku, me historinë dhe traditën e
vendeve që përfaqësojnë,janë mishërim i larmisë kulturore të
Europës.Ata janë gjithashtu prova më e prekshme e vullnetit të
bashkimit të Europës si dhe të bashkimit të gjithë njerëzve me
zemër të pastër që sipas frymës së Jezu Krishtit synojnë ta
kthejnë botën në një vend më të mirë për të jetuar.
Luigj Mila
titujt kryesore |