ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

VIZITA BARITORE NË BERDICË

 

 

Viti 2009 ka filluar me një hirë e bekim për famullinë e “sh. Elisë” në Berdicë me vizitën Baritore të Imzot Angelo Massafra e cila u zhvillua me 11-16 janar  2009.

Vizita ka filluar me Meshën e së Dielës në orën 10 në kishën kryesorë të famullisë që vitin e kaluar është shuguruar nga vetë Imzot Massafra. Gjatë homelisë Ai ka folur shumë për problemet që ka famullia dhe zona jonë në përgjithësi ku një theks të veçantë i vuri problemeve të familjeve si divorci, aborti, problemeve të të rinjve, televizorit, celularit etj. Por mbi të gjitha tha: Mungon gjëja më e rëndësishme. Ndërtimi i një bashkësie, i një bashkësie të gjallë, të formuar jo vetëm nga vajza e nëna, por edhe nga djem, të rinj të angazhuar, nga burra që ndihen afër kishës jo vetëm në rastet e festive të mëdha, por vazhdimisht. Prandaj u drejtoj një thirrje të fortë të gjithë etërve: jepuni shembull të mirë bijve tuaj, ndiqini më shumë bijtë tuaj në shkollë e në edukimin e krishterë,të jeni të parët që e jetoni jetën e kishës. Nuk është kohë e humbur kur të dielën vini në Meshë, Hyji do ta bekojë punën tuaj dhe mundimet tuaja. Kisha është vendi i takimit me Hyjin dhe me Bashkësinë. Në fund të Meshës është përshëndetur me besimtarët e shumtë që kishin mbushur Kishën.

Pas dreke ka vijuar me Meshën e Shenjtë dhe takimin me të rinj në fshatin Malihebaj të famullisë sonë.

Ditën e dytë të vizitës ka pasur takime me ata besimtarë që kanë pasur dëshirë që ta takonin personalisht.

Ditën e tretë të vizitës Baritore, Imzot Massafra e ka rezervuar për fshatin tjetër të famullisë sonë, Darragjat. Ka bërë disat vizita të sëmurve duke vijuar pasdreke me Meshën e Shenjtë dhe në fund një takim me fëmijët dhe prindërit e tyre.

Ka vijuar vizita Baritore në ditën e katërt me një takim të rëndësishëm në shkollën e mesme të Berdicës me të gjith mësuesit e kësaj shkolle. Në këtë takim Arqipeshkvi vuri theksin tek edukimi i brezit të ri si gjëja më e rëndësishme e shoqërisë sonë. Kjo ditë ka vazhduar me një takim me fëmijët e Berdicës dhe në fund i është bërë prezantimi i këshillit Baritor i krujuar me 13-02-2006 ku është raportuar puna e këtij këshilli gjatë kësaj kohe të funksionimit të tij.

Në ditën e fundit të vizitës Baritore, Imzot Massafra takoi disa të sëmurë në fshatin Berdicë e Sipërme. Arqipeshkvit tonë iu rezervua një pritje në Komunën e Berdicës nga Kryetari i saj si dhe të gjithë nëpunësit e Komunës. Pasdite ishte takimi me të rinjt në Berdicë.

Imzot Massafra e mbylli vizitën Baritore  me adhurim dhe lutje për thirrje që edhe prej këtij fshati të mund të vijnë meshtarë, motra e shenjtër.  Kjo ishte një pasqyrë e shkurtër e vizitës baritore të Arqipeshkvit tonë Imzot Angelo Massafra në famullinë e Berdicës.    

Gjergj Dushkja

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster