|
VIZITA
BARITORE NË TRUSH
Shkëlqesia e
Tij, Imzot Angelo Massafra bëri vizitën e tij baritore në
famullinë Shna Prendja-Trush nga 11 - 14 dhjetor 2008.
Hapja e vizitës
baritore u bë më 11 dhjetor duke takuar të gjithë fëmijët e
Famullisë. Fëmijët e pritën këtë ditë me gëzim të madh dhe, edhe
pse koha ishte me shi, s'e pengoi pjesëmarrjen e tyre aktive
duke filluar që nga mirëseardhja e deri me datën 14 me mbylljen
e kësaj vizite.
Mirëseardhja iu
dha Ipeshkvit tonë të dashur nga famullitari Don Ernest
Troshani, pastaj vazhduan fëmijët që të shprehin mirëseardhjen
me pritjen e tyre me flamuj në duar dhe me poezi, duke i dhuruar
edhe nga një tufë lule. Gjatë takimit, Imzot Angelo Massafra që
bëri me fëmijët, i bëri pjesëmarrës aktivë duke u bërë edhe disa
pyetje dhe gjithnjë e më aktiv ishin kur arrini ta gjenin
përgjigjen. Së bashku kënduan edhe ndonjë këngë të shoqëruar me
gjeste, gjë që i bëri të ndiheshin mirë me të e jo si një person
që u jep një doktrinë dhe mjaft, edhe pse ata pastaj me kënaqësi
i pranonin edhe këshillat e Ipeshkvit që i porosiste të mbajnë
një fe të gjallë dhe të bëhen gjithnjë e më të mirë, por porosia
e madhe ishte që të marrin pjesë në Meshën e Shenjtë.
Pastaj me datën
12 dhjetor Arqipeshkvi bëri një takim edhe me Presidiumin e
Legjionit të Marisë, i cili e priti me shumë kënaqësi këtë ditë
takimi me Bariun e Kishës dhe me kënaqësi pranuan edhe këshillat
e tij ndërsa i nxiste që të ndihen aktivë dhe të luten për
nevojat e ndryshme të Kishës. Kështu ata u ndien edhe më të
vlerësuar për atë që janë.
Pas këtij
takimi me një kujdes të veçantë Arqipeshkvi vizitoi edhe të
sëmurët duke i takuar ata nëpër shtëpitë e tyre e një nder këta
që takoi ishte edhe motra e martirit tonë të dashur Mark Çuni.
Në pasditen e
datës 12, në orën 15.00 Imzot Massafra kremtoi Meshën e Shenjtë
në Trush të Poshtëm ku theksoi shumë nevojën e pjesëmarrjes në
Meshën e Shenjtë dhe zbatimin e 10 Urdhërimeve. Pas Meshës
Shkëlqesia bëri një takim me të gjithë besimtarët duke theksuar
shumë çështjet që kanë të bëjnë me familjen.
Me 13 dhjetor
takoi të rinjtë e famullisë ku përsëri theksoi rëndësinë e ditës
së Diel, rëndësinë dëshmimit të fesë së krishterë aty ku ndodhen
dhe me kurajo i ftoi t'i marrin përsipër përgjegjësitë që na
kërkon jeta jonë fetare, njerëzore dhe shoqërore.
Të Dielën me
datën 14, në orën 10.30 kremtoi Meshën e Shenjtë, pas së cilës
bëri një takim me të gjithë besimtarët. Edhe vuri në dukje
çështjet e përmendura në takimet e mëparshme.
Pasdite, në
orën 15.00 u bë mbyllja e vizitës baritore të ipeshkvit, duke u
prezantuar nga fëmijët dhe të rinjtë shkurtimisht shëmbëlltyrën
e Mbjellësit. Pastaj u vazhdua me këngë dhe me poezi, duke
shprehur kështu kënaqësinë dhe bukurinë e këtyre ditëve të
kaluara së bashku.
Gjithashtu
Arqipeshkvi përsëri mbajti një meditim të fortë rreth jetës së
krishterë, duke porositur që të bëhemi përgjegjës për dëshmimin
e fesë sonë.
Pasdite, në
orën 15.00 u bë mbyllja e vizitës baritore të ipeshkvit, duke u
prezantuar nga fëmijët dhe të rinjtë shkurtimisht shëmbëlltyrën
e Mbjellësit. Pastaj u vazhdua me këngë dhe me poezi, duke
shprehur kështu kënaqësinë dhe bukurinë e këtyre ditëve të
kaluara së bashku.
Gjithashtu
Arqipeshkvi përsëri mbajti një meditim të fortë rreth jetës së
krishterë, duke porositur që të bëhemi përgjegjës për dëshmimin
e fesë sonë.
Përfundoi duke
falënderuar Don Emestin për punën e palodhshme që ai po bën në
këtë famulli, por edhe për të mirën e shumë njerëzve të tjerë
jashtë famullisë. Gjithashtu falënderoi edhe “Motrat Françeskane
të Krishtit Mbret” për punën që ato bëjnë në mesin e këtij
populli. Së fundi ai shprehu edhe kënaqësinë e vet për ditët e
kaluara së bashku me besimtarët e kësaj famullie.
Famullitari Don
Ernest Troshani mori fjalën duke falënderuar përzemërsisht
Arqipeshkvin tonë për këto ditë kaq të mrekullueshme.
E falënderoi
shumë për stimulimin dhe kurajon që na ka dhënë për sa i përket
jetës sonë të krishterë. Faleminderit Shkëlqesi dhe të premtojmë
lutjet tona.
Motrat Françeskane
të Krishtit Mbret
titujt kryesore |