|
VIZITA
BARITORE NË VELIPOJË
Gjatë ditëve
18-25 të janarit të këtij viti, Ipeshkvi ynë Imzot Angelo
Massafra zhvilloi vizitën tij baritore në Famullinë e Shën
Nikollit - Velipojë.
Kjo vizitë
filloi në kishën e “Shën Markut” Gomsiqe e Re që mbledh edhe
fshatrat Baks i Ri, Baks i Vjeter dhe Ças.
Menjëherë pas
kësaj meshe pasoi një tjetër në fshatin Reç, në Kishën e “Zemrës
se Krishtit” dhe pasdite në Mal të Kolajve.
Vizita e
Ipeshkvit me këtë rast përveç se ishte e një rëndësie të veçantë
kanonike, siç janë vizitat baritore, por, për famullinë tonë
kishte një rëndësi ende më të madhe pas problemeve dhe
keqkuptimeve të shkaktuara sidomos gjatë dy viteve të fundit. Në
sytë e njerëzve shihej qartë dëshira për sqarim, pajtim dhe
bashkim me Ipeshkvin, Papën e Shenjtë dhe, nëpërmjet tyre, me
mbarë Kishën Universale të Krishtit. Ipeshkvi në fillim të çdo
meshe ftoi besimtarët për pajtimim dhe falje, në mënyrë që, të
liruar nga e keqja, të gjithë të mund të vihemi, sipas
funksioneve të ndryshme, në shërbim të Kishës së Krishtit.
Pastaj pasuan prositë e Tija të bëra si në çdo famulli tjetër.
Dita e hënë e
kësaj vizite pasoi më vizita e besimtarëve të sëmurë dhe të të
varfër.
Të enjten u
zhvilluan takime në dy kopshtet e fëmijve nën përgjegjësinë e
Famullisë; takim me pushtetin lokal në Komunën e Velipojës, si
dhe me nxënësit e Shkollës së Mesme.
Të një entusiazmi të veçantë ishin
takimet me grupet rinore dhe të katekizmit të zhvilluara në
fshatin Reç dhe Velipojë. Ipeshkvi me këtë rast iu drejtua atyre
lidhur me rëndësinë e përgatitjes ndaj sfidave të jetës ku roli
i edukimit fetarë është parësor, pasi lidhet ngushtë me pjesën
me të brendshme të botës njerëzore. Takime të tjera personale u
zhvilluan edhe me disa nga burrat e fshatrave, të cilët shprehën
opinionet e tyre lidhur me problemet dhe mirëvajtjen e jetës së
famullisë.
Çdo gjë u zhvillua në një klime
miqësore dhe mirënjohjeje të ndërsjellët mes Ipeshkvit dhe
besimtarëve.
Kjo vizitë u mbyll me dy meshë të
kremtuara në fshatin Velipojë dhe Rrjoll.
Në emër të të gjithë besimtarëve e
falënderojmë Ipeshkvin për praninë dhe mesazhin e tij baritor.
Don Vlash Palaj
titujt kryesore |