ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

AKTIVITETET VERORE NË FAMULLINË E SHËN RROKUT-RRANXA

 

 

Vera e sivjetshme në famullinë e Shën Rrokut në Bushat, ishte me plot aktivitete. Duke filluar që me kampin shkollor të qëndrueshëm (duke banuar atje) që është zhvilluar për herë të parë në historinë e kësaj famullie, për fëmijët e klasës së VII në Kçirë (Pukë), që ka parë pjesëmarrjen e 40 fëmijëve, plus 10 animatorë, duke vazhduar me kampet e ndryshme të gjallërimit për fëmijët dhe për të rinjtë që është zhvilluar në çdo fshat të famullisë.

Ishin katër grupet e vullnetarëve italianë që janë alternuar në famulli për aktivitetet e ndryshme. Dy grupe të dioqezës së Orias, me të cilën famullitari i Shën Rrokut ka një binjakëzim tashmë të formuar mirë që prej disa vitesh, për fshatrat e Bushatit, Plezhës, Mali i Jushit, Kodërlec dhe Krye Bushat dhe për disa punime restaurami të kishës së Melgushit; pastaj një grup salezianë nga Sicilia, per fshatrat Rranxa dhe Melgushë, si edhe për një shërbim vullnetariati pranë shtëpisë-familje të Bushatit ndaj handikapatëve dhe së fundi në grup skautistësh, gjithnjë të dioqezës së Orias, për një mini-kamp pune në kishë dhe tek varrezat.

Dy prej këtyre grupeve kanë bërë në disa ditë aktivitete edhe në famullitë e Beltojës e të Pentarit. Të gjitha aktivitetet edukative dhe dëfryese për fëmijët e të rinjtë janë zhvilluar në bashkëpunim me katekistët e famullisë, të cilët kanë pasur edhe ata kampin e formimit në Perast (Mali i Zi) nga data 1 deri më 14 shtator.

Këto lloj aktivitetesh ishin të ndërthurura mirë me pjesën tjetër të aktiviteteve baritore të zakonshme që zhvillohen në famulli në muajin e gushtit, që mbi të gjitha kanë si synim pritjen e mirë ndaj emigrantëve, të cilët kthehen të shumtë në shtëpitë e tyre për pushime e që kulminojnë me festën e Shën Rrokut, pajtorit të famullisë.

Me rastin e kësaj feste, gjatë Meshës së Shenjtë të kryesuar nga Sh. T. Imzot Angelo Massafra, u kremtuan edhe 9 pagëzime të rriturish si edhe 40 krezmime për bijtë e bijat e emigrantëve.

 

Dom Alessandro Mayer

  

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster