ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

ARQIPESHKVI JASHTË SHQIPËRISË

 

 

Arqipeshkvi ynë, Imzot Angelo Massafra qe ftuar nga Dom Leonardo Marzia, famullitari i Carosino-s (Ta), një prej qytezave të  Taranto-s me origjinë shqiptare, për të marrë pjesë në festimet e 100 vjetorit të shpalljes së Shën Vlashit si pajtor të famullisë dhe i qytezës. Festimet zgjatën tri ditë: nga 10 gusht deri 12 gusht 2008, me këtë program: 10 gusht: procesioni nga kisha deri në sheshin e Shën Vlashit, ku u kremtua Mesha solemne dhe u bekua truproja e Shën Vlashit si edhe sheshin që mori emrin e Tij. Në orën 21 para Kishës u shfaq një dramë, shumë interesante, mbi jetën e shën Vlashit.

Më 11 gusht: Në orën 19.00 Procesioni solemn me relikën dhe truporen e Shën Vlashit përgjatë rrugëve kryesore e qytezës. Procesioni mbaroi me fjalën e Imzot Massafra dhe me disa fishekzjarre.

Më 12 gusht, data historike e 100 vjetorit të shpalljes si Pajtor nga Papa Pio X: në orën 19.00 Mesha Pontifikale e kremtuar nga Imzot Angelo Massafra, me famullitarin dhe me meshtarët e vendit në Sheshin Vittorio Emanuele III.

Pas disa ditësh Arqipeshkvit i arriti letra e falënderimit nga famullitari i kësaj famullie: “Në ditët në të cilat kemi festuar Pajtorin tonë, pjesëmarrja Juaj ka qenë shumë e çmuar dhe fjalët tuaja kanë prekur zemrat tona. 'Nëse Hyji është me ne kush do të jetë kundër nesh?...'. Kjo shprehje ka mbetur e ngulitur në kujtesë. Na keni folur për etërit tanë, për familjet, për të rinjtë, për shenjtërimin e së Dielës. Dhe, sipas shembullit të shën Vlashit, të martirëve të Kishës e të Shqipërisë le të jemi sot dëshmitarë çdo ditë në gjëra të thjeshta”.

   titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster