|
BEKIMI I KISHËS SË NËNË TEREZËS NË VRITH
Më 18 gusht 2008,
jo vetëm besimtarët e Vrithit, apo ata të famullisë së Shkrelit,
por e gjithë Kisha katolike në Shqipëri gëzon me rastin e
bekimit të kishës së re që i kushtohet Nënë Terezës.
Meshën dhe bekimin
e kësaj kishe e udhëhoqi Arqipeshkvi Imz. Angelo Massafra.
Ndër të tjera në
homelinë e Tij ai theksoi se Kishën e përbën çdo i pagëzuar dhe
i ftoi besimtarët që të afrohen sa më afër tek kjo kishë, e të
luten së bashku.
Në këtë Meshë të
pranishëm ishin edhe meshtarët që shërbejnë në famullitë
përreth.
Kjo kishë u
ndërtua me iniciativën e besimtarëve që banojnë në Vrith, në
veçanti të z. Ndue Kronit dhe të atyre që jetojnë në mërgim.
Është kjo një
dëshmi feje, sepse do të thotë që besimtarët të cilët e
ndërtojnë shtëpinë e Zotit, duan ta kenë Zotin afër dhe me Të që
ta ndërtojnë jetën e Tyre, gjë që e tregon edhe fakti se për
përgatitjen e kësaj feste u angazhuan të gjithë besimtarët e
Vrithit.
E falënderojmë
Zotin për këtë ditë të madhe.
Atë Artan Seli
titujt kryesore |