|
ETERIT ORIONINE NE RAZËM
Gjatë muajit
Korrik 2008 u zhvillua në Razëm të Shkodrës, kampi veror për
fëmijët e qendrave Bardhaj, Shiroke dhe Oblikë të Dioqezës
Shkodër-Pult. Ky kamp u organizua nga kongregata e Orioninëve.
Morën pjesë 60 fëmijë e të rinj, të cilët u përfshinë në tre
kampe. Qëllimi i këtij kampi ishte: Formimi i fëmijëve me vlerat
humane dhe fetare. Objektivat e kampit: shoqërizimi ndërmjet
fëmijëve dhe informimi i tyre mbi problemet e trafikimit.
Aktivitetet
kryesor ishin: katekizmi, diskutimi mbi të drejtat e njeriut:
Respekti - trafikimi i fëmijëve - edukimi për paqen; me punë në
grupe mbi temat e dhëna dhe me animacion festiv. Aktiviteti
fillonte në orën 09.00 me katekizmin, ku bëhej edhe lidhja me
njërën nga temat e diskutimit të lartpërmendur.
Me përfundimin e
diskutimit fëmijët shpërndaheshim në grupe nën kujdesin e
animatorëve, të cilët kishin një rol lehtësues për punën në
grupe.
Nikolin Alia
titujt kryesore |