ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

GRUPI I THIRRJEVE “EJANI E SHIHNI” NË RAZËM

 

 

Pas mbarimit të takimeve thirrore “Ejani e Shihni” që u zhvilluan në Seminarin Ndërdioqezan Shqiptar çdo të shtunë të tretë të muajit dhe pas mbarimit të vitit shkollor, përgjegjësi i këtyre  takimeve Dom Gjovalin Simoni organizoi si çdo vit një kamp veror në Razëm, ku morën pjesë disa prej djemve të këtij grupi.

U nisëm të dielën më 20 korrik (pasdite) dhe qëndruam deri më 23 të po këtij muaji. Të gjitha këto ditë ishin të përqendruara në këto tri pika kryesore:Jezusi na vjen në takim (Bartimeo i verbër Lk 10; 25-37), ku Dom Gjovalini theksoi se “Është Jezusi ai që na ofrohet i pari dhe se është ai që vjen në takim me ne”. Ne e takojmë Jezusin në të afërmin (Samaritani i mirë Mk 10; 46-53). Këtu ai vuri në pah se ne duke ndihmuar të afërmin, ndihmojmë Jezusin. Në ecje me Jezusin (Dishepujt e Emausit Lk 24; 13-35). Në këtë pjesë dom Gjovalini vuri theksin në thirrjen e dishepujve drejtuar Jezusit “Rri me ne” dhe shpjegoi se vetëm kur ne e pranojmë Jezusin, Ai është i gatshëm  të ecë me ne.

Në mëngjes fillonim me lutje, më pas vijonte takimi me fjalën e Zotit të shpjeguar nga Dom Gjovalini dhe pas shpjegimit ne të gjithë u tërhiqnim në meditim personal. Kur  përfundonim së medituari, mblidheshim të gjithë së bashku për të bashkëndarë frytet e këtij meditimit. Pasdite kishim mundësinë për të organizuar aktivitete sportive. Pasi ishim të ushqyer mirë me Fjalën e Zotit dhe të frymëzuar prej Shpirtit të Tij, përgatiteshim për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, ku Jezusi na ofronte krejtësisht vetveten. Në Meshë nuk ishim vetëm ne pjesëmarrës, por edhe shumë besimtarë të cilët kishin ardhur për të vizituar Razmën. Përvoja e këtij takimi bëri që Jezusi të vinte në takim me ne, që ne ta takonim atë në të afërmin tonë dhe, së bashku me të, të ecim drejtë shëlbimit. Jezusi vazhdon të na thërrasë “Ejani e shihni”. Prandaj, ju o të rinj, mos ngurroni t'i përgjigjeni Jezusit sepse ai është rruga, jeta dhe e vërteta. Mos u frikësoni. Ai thotë : “Ju jeni miqtë e mi”.

 

 

Gacalin Kolaj, Emanuel Palaj, Kristjan Marku

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster