ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

INDULGJENCA-NDJESA PËR VITIN E SHËN PALIT

 

Të dashur besimtarë, dëshiroj t'ua kujtoj edhe një herë se për ne ky është një vit i veçantë hir, duke qenë se shpesh mund të marrim edhe ndjesën e plotë. Po ua kujtoj edhe një herë atë që ne, ipeshkvijtë tuaj kemi thënë rreth asaj, se çfarë është dhe se si mund të fitohet.

“Indulgjenca, apo ndjesa është të falurit e ndëshkimeve kohore të cilat na i jep Kisha jashtë rrëfimit të shenjtë. Ndjesa nuk fal mëkatet, ato falen vetëm nëpërmjet rrëfimit. Por edhe pas rrëfimit njeriu mbetet borxhli para Zotit: duhet të durojë ndëshkimin kohor ose në këtë botë ose në purgator. Ndjesa mund të fitohet e plotë ose e pjesshme.

Kushtet për ta marrë ndjesën e plotë: së pari duhet të kemi qëllimin për të pranuar ndjesën e pastaj duhet që personi të rrëfehet, të marrë pjesë në Meshën eShenjtë,  të kungohet dhe të thotë lutjet sipas njetit të Papës. Kjo mund të bëhet vetëm një herë në ditë dhe mund të kushtohet ose për vete ose për një person të vdekur, por jo për dikë tjetër që është gjallë”.

Pendestaria Apostolike na saktëson se, në këtë vit kushtuar Shën Palit, “besimtarët e krishterë të kishave të ndryshme lokale mund ta fitojnë Ndjesën e plotë nëse do të marrin pjesë me devocion në ndonjë kremtim të shenjtë, apo në ndonjë devocion tjetër të përshpirtshëm të kremtuar publikisht në nder të Apostullit të popujve: në ditët e hapjes apo të mbylljes solemne të Vitit Paolin, në të gjitha vendet e shenjta, në ditë të tjera të caktuara nga Ordinari i vendit, në ditën e shenjtë kushtuar Shën Palit si edhe, për dobinë e besimtarëve në ditë të tjera të caktuar po nga Ordinari”.

Si bari i juaji ju porosis dhe ju nxis përzemërsisht të përfitoni nga ky vit hiri që Zoti na e ka dhënë nëpërmjet Kishës së tij.

Të sëmurët mund të përfitojnë edhe nëse s'mund t'i kryejnë këto rite: duke u shkëputur në shpirtin e vet nga çdo mëkat, ata mund t'i bashkohen shpirtërisht kremtimeve të sipërpërmendura.

 

† Angelo Massafra

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster