ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

“JA PO VIJ VETË”

 

 

“Ja po vij vetë!” Janë fjalët, me anë të të cilave ne Motër Valbone Hajdari dhe Motër Antonia Simoni të Kongregatës së Bijave të Dashurisë Hyjnore me gëzim në zemër i jemi përgjigjur thirrjes së Zotit duke i thënë Atij “Po” në kushtimin tonë të përjetshëm.

Më 10.08.2008 në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër, në Meshën Shenjte të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Arqipeshkvisë Durrës-Tiranë Imzot Rrok Mirdita, në praninë e disa meshtarëve, të motrave që na shoqëronin dhe të shumë besimtarëve, mes të cilëve edhe prindër e të afërm tanë, ia dorëzuam plotësisht vetveten Atij, duke i premtuar besnikëri deri në vdekje.

“ Zot na ndihmo që atë çka ke filluar në ne ta realizojmë deri në fund, që të mund të jemi jo persona të kushtuar formalisht, por, Bija të vërteta të Dashurisë Hyjnore, të cilat veprojnë pa u lodhur për Krishtin dhe Mbretërinë e tij”.

 

Motër Antonia Simoni 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster