ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KAMPI VEROR: RRAGAM-SHELDI 2008

 

 

Gjatë periudhës verore në famullinë e Rragamit kanë ardhur vullnetarë nga Italia për të punuar me fëmijët  e famullisë sonë dhe me të rinjtë. Ishin tre grupe dhe zhvilluan si temë qendrore shpalljen e Fjalës së Hyjit.

Grupi i parë ishin seminaristët e Nolës që zhvilluan temën e një anije, nisjen e saj: kur ne nisemi për një udhëtim, cilat janë gjërat që ne vendosim në valixhe, çfarë sjellim me vete, kush është timoni i jetës sonë, dhe pika të tjera.

Në fund kemi bërë shtyllën qendrore dhe e kemi mbyllur duke thënë: Jezusi është qendra e jetës, është Ai që na ndihmon në çdo dallgë të jetës, Ai duhet të jetë timoni i jetës sonë.

Grupi i dytë edhe ai nga Nola shoqërohej nga Dom Leonardo Falco. Ishte i formuar nga të rinjtë e famullisë së tij. Meqë është viti i Shën Palit ata folën mbi jetën e Tij, ku ai është rritur, ku e mori edukimin e tij, ku ka studiuar, dhe për kthimi i tij në krishterim. Shpesh herë kemi punuar në grupe, dhe të gjithë kanë qenë mjaft aktivë.

Një grup tjetër ishte nga Teramo dhe ka punuar vetëm në Sheldi. Ato ishin 9 Skautistë. Nëpërmjet këngëve dhe lojërave edhe ata kanë transmetuar bukurinë e krishterimit dhe të gjithë kanë qenë shumë të kënaqur.

E falënderojmë Zotin për të gjitha këto aktivitete që janë zhvilluar në famullinë tonë dhe shpresojmë që të ketë qenë një rritje për fëmijët dhe të rinjtë tanë në njohjen më të thellë të Zotit, që është i Vetmi Shpëtimtar i botës.

 

Motrat Salvatoriane

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster