ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KAMPI VEROR: STAJKA 2008

 

 

“Të jemi misionarë të lajmit të mirë”: ky ishte qëllimi që morëm gjatë këtij kampi veror. Figura e Shën Palit na udhëhoqi me këtë slogan: “të jemi misionarë të lajmit të mirë”.

Si çdo vit tjetër e nisëm këtë përvojë në Razëm, aty ku ne, animatorët e famullisë sonë së bashku me famullitarin Dom Nikolin Toma bëmë një ecje si parapërgatitje e asaj që do të organizonim më fëmijët. Këtë vit ne animatorët ishim më të bashkuar, më aktivë dhe më të angazhuar, si për të treguar se Shpirti i Zotit kishte ndryshuar jo vetëm jetën e Shën Palit por edhe secilin nga ne. Gjatë qëndrimit tone një javor në Razëm u njohëm thellësisht me jetën dhe veprimtarinë e Shën Palit. Çdo ditë punonim në grupe, mbi jetën e tij, ndërsa çdo pasdite kishim Meshën e Shenjtë, në të cilën merrnin pjesë edhe banorë të zonës si dhe vizitorë të ndryshëm. Shën Pali na mahniti të gjithëve me jetën e tij. Është vërtet mbresëlënës ndryshimi që pëson jeta e Shën Palit, kjo është një dëshmi e gjallë e dashurisë dhe mëshirës së pakufishme të Zotit. Tashmë ecjes tonë me Shën Palin i kishte ardhur fundi. Kishim udhëtuar së bashku në Athinë, në Korint, në Antioki, në Efes por tani duhej të ndaheshim.

Pali kishte një mision mjaft të vështirë në Romë ndërsa ne u nisëm për në Stajkë, ku edhe ne na priste një mision mjaft i rëndësishëm: kampi veror me fëmijët, përgatitjet për të cilin i filluam sapo u kthyem. Këtë vit, krahas lojërave do të kishte edhe pak mësim mbi jetën e Shën Palit.

Mësuam, luajtëm, kërcyem, kënduam dhe kemi lutur. Kaluam rreth 15 ditë së bashku me fëmijët dhe kur kampit veror i erdhi fundi, të gjithë u mërzitëm pak, por nga ana tjetër presim me padurim që të fillojë katekizmi në shtator.

Dhe në mbyllje të gjitha grupet së bashku kishim përgatitur një shfaqje të thjeshtë me këngë, kërcime, recitime, drama të ndryshme etj, të cilën ishin të ftuar ta ndiqnin edhe prindërit. Vlen për t'u përmendur pjesëmarrja e kënaqshme e fëmijëve dhe gatishmëria e prindërve për të bashkëpunuar. Të gjithë u kthyem nëpër shtëpitë tona si misionarë të lajmit të mirë, ashtu si Shën Pali.

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster