ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KAMPI VEROR PRANË STACIONIT TË TRENIT SHKODËR

 

 

Ne, vajzat e rretheve që gjatë vitit shkollor jetojmë në “Shtëpinë e Mikpritjes” që motrat Ravasko na kanë ofruar së bashku me dhjetë vullnetarët italianë nga Pescara dhe Milano - me të cilët njihemi dhe jemi shumë miq - të drejtuar nga Motrat Ravasko, këtë vit kemi zhvilluar pranë stacionit të trenit në Shkodër, një kap veror me fëmijët e kësaj zone.

U mblodhëm poshtë pallateve. Ishin rreth dyzet fëmijë. Por kishte edhe prej atyre fëmijëve të cilët na shikonin nga dritaret dhe ngurronin të bashkoheshin me ne. U prezantuam dhe shpërndamë stemat me emrat e secilit, ku sipër tij shkruhej “Zoti ka krijuar gjithçka për dashuri!” Pastaj animuam lojëra të ndryshme. Më vonë kemi bërë katekizëm me temën: “Krijimi, dhuratë e Hyjit për njeriun!” Ditët rridhnin dhe atmosfera bëhej gjithnjë e më e ngrohtë. Fëmijët tashmë afroheshin dhe numri i tyre rritej nga dita në ditë aq sa arritën deri në 110 fëmijë. Nuk mungonin as prindërit që na shoqëronin dhe përcillnin me shikim çdo shikim tonin. E të bërtiturat tona zgjonin kureshtjen e banorëve të pallateve që na buzëqeshnin nga dritaret. Edhe pse janë fëmijë ato na kanë bërë të rritemi nga ana shpirtërore, të ndihemi me të vërtetë dëshmitarë të Fjalës, të Jetës dhe të Gëzimit të Tij. Ne ishim të sigurt që Ai na shikonte nga lart e zbavitej me ne.

Kështu, në këtë klimë e më hare në zemra si pa e kuptuar i përfunduam këto ditë. Por ndërkohë ne animatorët, gjatë pasditeve, kemi shërbyer pranë vëllezërve dhe motrave nevojtarë si p.sh. tek Motrat e Nënës Terezës, tek azili i pleqve dhe tek jetimorja. Kemi vizituar edhe familjet në periferi të qytetit. Jemi rritur akoma më shumë duke njohur Fuqinë e Hyjit dhe dhuratat që Ai na i fal çdo ditë. Kemi njohur edhe dobësitë dhe të metat tona, duke u bindur se përsosmëria tek njeriu nuk ekziston.

 

Lediana Kasneci

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster