|
KARITASI I SHKODËR-PULT
NDIHMON DHE GËZON ME SHTËPITË-FAMILJE
Karitasi Dioqezan
Shkodër-Pult ka vite që nëpërmjet projekteve të ndryshme i
është gjendur pranë popullsisë së Dioqezës duke kryer mjaft
shërbime ndaj personave me probleme të ndryshme sociale e
shëndetësore, gjithmonë brenda mundësive që ka pasur dhe konform
rregullave të projekteve, të vendosura nga donatorët, që falë
bamirësisë së tyre kanë shpëtuar shumë jetë njerëzore e kanë
zvogëluar vuajtjet e shumë personave të varfër, të sëmurë, të
pastrehë e me shumë probleme të tjera të krijuara për shkak të
fatkeqësive të ndryshme.
Në vazhdën e
këtyre veprimtarive gjatë muajve të verës Karitasi Dioqezan
Shkodër-Pult i propozoi një grupi të rinjsh këngëtarë,
humoristë e valltare, që të jepnin koncerte në kampingun e
“Projektit Shpresa” në plazhin e Velipojës, që drejtohet nga Zj.
Silvana Vignali.
Në këtë kamp i
cili financohet nga Karitasi Spanjoll dhe disa Institute
Bamirëse Italiane ishin të përfshirë 120 persona për çdo turn
(1 korrik-15 gusht) të cilët ishin të sëmurë handikap jo vetëm
të Shtëpi-familjeve të “Projektit Shpresa” por edhe nga
Shtëpi-familjet e “Madonnina del Grappa”, M. Nënë Tereza, nga
institutet e ndryshme shtetërore dhe fëmijë të cilët jetojnë në
zonat malore të dioqezës.
Falë angazhimit
vullnetar të këtyre të rinjve dhe bashkëpunimit me Provincën
Franceskane në Shkodër si dhe me qendrën “Mbretëresha e Paqes“
drejtuar nga M. Ravasko, Karitasi Dioqezan Shkodër-Pult
organizoi tre koncerte për pjesëmarrësit në tre turnet e
kampit.
Vullnetarëve
italianë, spanjollë dhe shqiptarë të pranishëm gjatë gjithë
periudhës në këtë kamp në shërbim të personave handikap iu
bashkëngjitën edhe pjesëmarrësit e këtij grupi artistik, të
cilët jo vetëm i dhuruan mjaft kënaqësi pjesëtarëve të kampit,
por mbi të gjitha dhanë një shembull mjaft të mirë solidarizimi
dhe vëmendjeje ndaj personave në nevojë.
Jolanda Marena
titujt kryesore |