|
KUJTIMI I SË LUMES NËNË TEREZA
Më 5 shtator 2008
kemi kremtuar kujtimin liturgjik të së Lumes Nëna Tereze. Në
përgatitje të kësaj date u paraqit për adhurim i Shenjtërueshmi
Sakrament në kapelën e shtëpisë së Misionareve të Bamirësisë (që
ne më fort pëlqejmë t'i thërrasim Motrat e Nënë Terezës) në
Shkodër.
Me datën 5, në
orën 18. 00 u kremtua Mesha e Shenjtë, të cilën e kryesoi Imzot
Angjelo Massafra, në bashkëkremtim me Imzot Zef Simonin dhe tre
meshtarë, ku të pranishme ishin vetë motrat e urdhrit në fjalë,
motra të urdhrave të tjera dhe shumë besimtarë laikë. Në fillim
të Meshës Imzot Massafra ftoi për t’u lutur për të krishterët e
Indisë të cilët pësojnë sulme dhe vrasje, që të rikthehet
bashkëjetesa e normale në mes njerëzve me besime të ndryshme.
Gjatë homelisë
Shkëlqesia falënderoi Hyjin që na e ka dhuruar këtë
Shenjtëreshë. Pastaj bëri një zbërthim të Ungjillit të ditës të
cilin e gërshetoi me porositë që Nëna e Lume la sa qe gjallë.
Lec Zadeja
titujt kryesore |