ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KUSH GJEN NJË MIK, GJEN NJË THESAR!

 

 

Ishte kjo tema e kampit që u zhvillua në muajin gusht në qendrën Jezusi Bari i Mirë - Fermentim.

Tashmë është bërë një traditë që fëmijët gjatë verës të bashkohen në qendër, jo vetëm për të luajtur dhe për t'u argëtuar, por edhe për të reflektuar mbi vlerat e jetës, të jetës së krishterë. Më të mëdhenjtë ndihmojnë më të vegjlit duke u mundësuar kështu kushte sa më të favorshme. Grupi i animatorëve shqiptarë dhe italianë, për të zhvilluar një punë më me cilësi, janë përgatitur më parë duke bërë një mini-kamp për animatorët. Kjo iniciativë e re për qendrën ka qenë shumë frytdhënëse, jo vetëm për inkulturimin, për njohjen me njëri tjetrin, por edhe për përgatitjen konkrete dhe në detaje të asaj që është zhvilluar pastaj më me lehtësi.

Kanë marrë pjesë në kamp më shumë se 200 fëmijë, duke shprehur kështu bukurinë e takimit me njëri tjetrin dhe gëzimin e të qenit së bashku.

 

Motër Rita Ndoci

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster