ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

 KUSHTET E PËRJETSHME NË HOT I RI

 

 

Jezu Krishti tërhoqi zemrat e pesë vajzave të reja: m. Rita Ukaj, m. Samuela Nikollaj, m. Luljeta Pjetri, m. Lidvina Marku, m. Valbona Ukaj, të cilat, iu kushtuan Atij përjetësisht dhe publikisht me datën 01.09.2008 në Kongregatën e Motrave Franceskane të Zojës së Papërlyer, në Kishën e kushtuar Nënë Terezës në Hotin e Ri. Pavarësisht nga të nxehtit e kohës, pjesëmarrja në këtë falënderim, lutje dhe gëzim ishte mjaft e madhe. Mesha e Shenjtë u kremtua nga Arqipeshkvi Imzot Angelo Massafra dhe bashkëkremtuan me të vëllëzer meshtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Gjithashtu pati të pranishëm Meshtarë e Motra të kongregatave te ndryshme, familjaret e motrave që u kushtuan si dhe një numer të madh besimtarësh.

    Në fillim te kremtimit Imzot Angelo falënderoi Zotin për këtë dhuratë të madhe që po i bën Kishës, falënderoi edhe motrat që iu përgjigjën me tërë qenien e tyre kësaj thirrjeje dhe u bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të mos ngurrojnë t’i përgjigjen kësaj thirrjeje në Dashuri. Pas homelisë këto pesë motra me vullnet të lirë u përgjigjën "Ja ku jam"  të gjunjëzuara dhe në duart e motres Provinciale, motër Marjana Mirdita, nëpërmjet formulës së kushtimit, me vendimin e tyre të lirë, u betuan se do të qëndrojnë besnike deri në vdekje.

 

Motrat  Françeskane të Zojës së Papërlyer

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster