|
KUSHTET E PËRJETSHME NË RRAGAM
Me 8 shtator të
këtij viti, me rastin e festës së lindjes së Zojës, në famullinë
tonë ishte një festë e trefishtë për motrat Salvatoriane, sepse
dy motrat tona - Motër Angje Preçi dhe Motër Margherita Banaj -
bënë kushtet e përjetshme, dhe po në këtë ditë ishte përkujtimi
i 90 - vjetorit të vdekjes së themeluesit tonë.
Mesha e Shenjtë u
udhëhoq nga Shkëlqesia e tij Imzot Angelo Massafra në
bashkëkremtim me famullitarin don Juan Franzisco e 5 meshtarë të
tjerë, si edhe nga besimtarët e Rragamit të Sheldisë e të
Nënshatit, si edhe nga të ftuarit dhe miqtë të motrave.
Në homelinë e tij
Imzot Angelo Massafra theksoi bukurinë e jetës së kushtuar,
besnikërinë dhe përgjegjësin që kjo ka. Më pas u vazhdua me
kushtimin e përjetshëm Zotit për të qëndruar gjithmonë të
pastra, të varfra dhe të dëgjueshme, kushte të cilat vetë
Krishti i ka jetuar deri në vdekje. Në këtë moment motrat u
pranuan si pjesëtare të familjes Salvatoriane nga eprorja
provinciale.
Në fund të Meshës
dy motrat u përshëndetën me një poezi të dedikuar pikërisht
atyre.
Motrat Salvatoriane
titujt kryesore |