ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

KUSHTET NË GJUHADOL

 

 

Familja françeskane në Shqipëri pati edhe sivjet një gëzim të veçantë. Me datën 17 shtator, datë e përkujtimit të marrjes së plagëve të Jezusit nga Shën Françesku, Valentin Rroku bëri kushtet  tija të para, pasi kishte përfunduar noviciatin e tij në Bergamo të Italisë.  Fra Valentini është nga fshati Bardhaj i Shkodrës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai ka përfunduar edhe ciklin dyvjeçar të studimeve filozofike pranë institutit filozofiko-teologjik  në Shkodër.

Pastaj zgjodhi t'i bashkohej familjes së madhe të bijve të Shën Françeskut.  Kushtet e para, të cilat i bëri gjatë Meshës së Shenjtë të kryesuar nga Atë Gazmend Tinaj, ministri provincial i provincës françeskanë shqiptare, e treguan këtë dashuri të tijën për stilin e jetës françeskane, brenda së cilës ai e dorëzoi jetën e vet në duart e Hyjit. Urojmë që vetë Hyji ta vazhdojë në këtë frat të ri veprën që tashmë e ka filluar.

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster