|
|
ME DON BOSKON PËRGJITHMONË
Ishte shumë e
pritur dita e kushteve të përjetshme; jo vetëm për ata që do të
bënin kushtet, por edhe për besimtarët e shumtë, të rinjtë dhe
fëmijët, sepse kishte vite që nuk ndodhte një gjë e tillë në
bashkësinë tonë të Shkodrës. Mesha ishte në orën 17.30 dhe kisha
ishte aq e mbushur sa nuk i zinte të gjithë besimtarët.
Dy salezianët,
Pavlini dhe Toma kanë bërë kushtet e para gjashtë vite më parë,
në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, e para pak ditësh
në Kishën Shën Gjon Bosko, i kanë thënë “Po”-në e tyre
përfundimtare Zotit, mes bijve të Don Boskos. Tomë Mihaj ka
lindur në Bogë më datën 25.03.1981 nga një familje shumë
katolike, me një fe të fortë që e ka ushqyer që në fëmijërinë e
tij. Paulin Zefi ka lindur në Kallmet me datën 20.04.1983, edhe
ai nga një familje me traditë të qëndrueshme katolike. Gjatë një
Meshe, një ditë para kushteve të përjetshme kanë pasur mundësi
të bëjnë një dëshmi mbi thirrjen dhe jetën e tyre para
besimtarëve dhe të rinjve të oratorit. Para Zotit në praninë e
Don Guido Errico (Zëvendes i Ispektorit) dhe në praninë e Don
Gino Martucci, drejtor i Qendrës Don Bosko, i cili udhëhoqi
Meshën e Shenjtë, para bashkëvëllezërve, rregulltarëve të tjerë,
meshtarëve dhe shumë besimtarëve, ia dhanë fjalën Zotit që do të
jetojnë përgjithmonë të Dëgjueshëm të Varfër dhe të Pastër sipas
Kushtetutave Saleziane.
Në fund të Meshës
Toma në emër edhe të Paulinit bëri falënderimet ndaj Zotit,
familjarëve, eprorëve, të gjithë të pranishmëve, të gjithë
atyre që kanë kontribuar që ai moment të jetë aq i bukur. Por
festa nuk mbaroi vetëm me Meshën e Shenjte. Salezianët me të
rinjtë e oratorit kishin organizuar një koktej dhe një mbrëmje
muzikore me muzikë shkodrane dhe të pranishmit nuk ngurruan ta
shprehin gëzi
Dom Bledari
titujt kryesore |
|