|
|
MOTRAT APOSTULLE
Me datë 14 gusht
2008 i gjithë Instituti ynë i Apostulleve të Zemrës së Shenjtë
të Jezusit ishte në festë për Kushtimin e Përjetshëm të Motër
Lula Kolës, Motër Vida Gjonit dhe motër Violeta Kolecit.
Kremtoi Meshën
Imzot Angelo Massafra. Motrat tona ia dhuruan gjithë vetveten
Krishtit, Dhëndrit të tyre dhe Institutit duke u vënë në
shërbimin e njerëzve, sikurse është në karizmin tonë, për
Lavdinë dhe Dashurinë e Zemrës së Shenjtë të Jezusit si dhe për
ndreqjen e vuajtjeve të mëdha që i bëhen Zemrës së Krishtit për
shkak të mëkateve të shumta të njerëzve të sotëm. Ashtu siç e
tha edhe ipeshkvi ynë gjatë predikimit, thirrja për të qenë
motër nuk është meritë e njeriut por dhuratë që Zoti i jep vetëm
disa njerëzve që Ai i pëlqen dhe i do plotësisht për veten e
tij.
Nënë Klelia
Merloni (10.03.1861 - 21.11.1930), themeluesja e Institutit tonë
shprehet kështu: “E lumja ti, o bijë e dashur, që, duke dëgjuar
zërin e Hyjit, tejkalove çdo pengesë dhe iu kushtove Jezusit në
jetën rregulltare; dhe e lumja ti, nëse, me ndihmën hyjnore, do
të qëndrosh deri në fund”. (Nënë Klelia Merloni, Ant. Sp. 6.1).
Me ne ishte e
pranishme edhe Nëna e Përgjithshme, e cila e pranoi kushtimin e
motrave me gëzim të madh. Gëzimin tonë e shtoi edhe prania e
shumë Meshtarëve dhe besimtarëve të cilët u bashkuan me ne për
ta lavdëruar Zotin për dashurinë e tij të pafund që shfaqet në
përgjigjen bujare të këtyre motrave.
Motër Violeta Koleci
titujt kryesore |
|