ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

MOTRAT STIGMATINET NË FESTË

 

 

Në festën e varrëve të shenjta të shën Françeskut, 17 shtator 2008, në Kishën e Stigmatineve në Shkodër ora 16 30, u kremtua mesha solemne udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, së bashku me 15 meshtarë bashkëkremtues. Në këtë kremtim solemn, bënë Kushtet e para rregulltare dy novicie shqiptare: Motër Drita Frroku dhe Motër Anita Gjushi.

Pjesëmarrja e njerëzve ishte e madhe, nga familjarë, miq e të njohur të ardhur nga fshatrat Dajç Bregu i Bunës e Troshan, vende që i dhuruan Hyjit dhe kongregatës Stigmatine dy bijat e tyre.

Të pranishëm ishin edhe persona me aftësi të kufizuar nga Shtëpifamilje. Kori që ka shoqëruar meshën, i përbërë prej kongregatave të ndryshme, të rinj e të reja; shenjë kjo e bashkpunimit dhe e bashkimit. Kushtet e para rregulltare u pranuan nga Delegatja e Shqipërisë Motër Chiara Pieri, e ngarkuar nga ministra generale Madre Enza A. Pantone.

Me këtë rast delegacioni ynë ka inauguruar fillimin e vitit “Lapinian” në Shqipëri me shpallje Popullit e Klerit përmes shkrimeve e imazheve të themelueses Nënë Anna Fiorelli Lapini.

Pas kremtimit dhe falenderimeve të Delegates drejtuar të gjithë pjesëmarrësve u bë ftesa për një Kokteil, i ofruar në kopshtin e Kuvendit, zbukuruar me flamuj shumëngjyrsh.

                              

     Motrat Stigmatine

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster