ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv
 

 

 

NGA QENDRA “MARIA NDIHMËTARE” SHKODËR

 

 

Qendra “Maria Ndihmëtare” menjëherë pas përfundimit të shkollës dhe të provimeve, ashtu si çdo vit, filloi një aktivitet tjetër shumë entuziazmant: Gruver 2008! Do të thotë Grup Veror!

Morën pjesë 200 fëmijë nga data 14 korrik deri më 3 gusht. Paradite dhe pasdite oborri gumëzhinte nga zëra gazmorë, muzika, lojrat etj. 50 të rinj e të reja, animatorë dhe bashkëpunëtorë vullnetarë, ndër to edhe të rritur, mësues  e operatore socialë, ishin në dispozicion të fëmijëve duke organizuar për ta takimet formuese, teatrin, aktivitete, lutjen, kërcimet e grupit, por edhe shëtitje. Sivjet kemi shkuar në plazhin e Velipojës dhe tek pishinat e Tiranës. 

Tema që çdo ditë thellonim ishte “Kapësi i ëndrrave”: një tregim i thellë por edhe shumë ngjyrësh i  fiseve indiane të Amerikës latine të viteve 1500. Me këtë rast përveç vlerave edukative të respektit për të ndryshimin, të paqes, të këmbënguljes etj., fëmijët patën rastin të njohin edhe veshjet e traditat e bukura të indianëve të Amerikës.

Kështu pak nga pak u bëmë të gjithë më të ngjyrosur në fytyra e në bluza me vizatime indiane,  por mbi të gjitha në zemra, pasi kjo përvojë na ka bërë të gjithëve ne motrave, animatorëve dhe fëmijëve  ta hapim më shumë zemrën për të takuar Zotin e jetës, por edhe njëri-tjetrin me simpati dhe me gëzim. Të jemi të ndryshëm është vërtët një pasuri!

 

Motër Teuta Buka

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2008 <

webmaster