|
|
RESPEKT PËR GRATË
Shumë të dashur/a,
po ju përcjell një përvojë që do t'ju bëjë të mendoni shumë
rreth temës së paqes.
Mbase e dini se
kam angazhimin baritor të asistentit kishtar ndaj WUCWO
(Bashkimi botëror i organizatave të grave katolike) që në botë
janë shumë. Me një angazhim të tillë kam shkuar në Veronë për të
marrë pjesë në Konferencën Evropiane mbi temën “T'i çlirojmë
gratë nga tregtia”. Temë kjo e ilustruar nga gra me vlerë që
merren me problemin. Për ta kompletuar kuadrin dramatik,
Delegacionet e ndryshme nga çdo anë e Evropës, kanë zbuluar dhe
ilustruar situatat: drama në zanafillën e tregtimit të grave
(kryesisht Evropa e lindjes, Afrika, Amerika Latine) dhe në
pikat e arritjes, domethënë në vendet perëndimore të mirëqenies.
Zbulimi i përpiktë dhe i dokumentuar i dhunës shpërthen në dëm
të grave viktima të kriminalitetit mashkullor por edhe femëror,
na lë pa frymë. Dhunë fizike, morale, psikologjike, ekonomike.
Gra të përdorura si karrem, apo të marra më forcë e pastaj të
shitura e rishitura nga shfrytëzuesit dhe të destinuara për
prostituimet për të turpshme, janë norma e sa e sa grave që ne
çdo ditë i shohin në rrugët tona. Gra të terrorizuara nga
dhunime të shëmtuara. Gra të mashtruara se mos gjejnë një punë
në parajsën Evropë për t'ua shuar urinë fëmijëve të vet dhe që
kanë kaluar muaj, madje edhe vite në shkretëtirë, si mall i
kujtdo që ndërkohë mund të dëshironte të abuzonte me to. Këto
janë ato gra të futura me grumbull në maunet që nisen për
Lampeduzë, nganjëherë edhe shtatzëna, edhe më të sapolindur, të
gjithë fryt i përdhunimit; ato gra që deti Mesdhe i mbulon si
një varrezë. Për ato gra kemi dëgjuar, si edhe për qindra të
tjera të zhytura në dhunë. Janë këto dëshmi të dhëna prej tyre
dhe prej atyre që angazhohet në të mirën e tyre për t'i
shpëtuar. Pikë e vogël uji në një det mizorie. A vetëm të qajmë?
Do të ishte e rehatshme dhe nuk mjafton. Duhet reaguar me forcë.
Duhet të lindë një qytetërim i respektit (pa mendoni për
qytetërimin tonë të paqes). E atëherë, së bashku më ato gra që
folën në Kuvend, unë ia përsëris vetvetes dhe të gjithë ju:
Është koha që të reagojmë dhe të ndihmojmë. Edhe “klientët”, në
të shumtën e rasteve të martuar, duhet ta frenojnë veten. Luhet
në këtë mes vuajtje dhe dinjitet. Ftesave u duhet shtuar shtypja
nëse ftesat nuk mjaftojnë. Kur të shihni gra të abuzuara,
mendoni: po sikur të ishte nëna ime, ime motër, ime bijë? Ka
fytyra të shkatërruara nga vuajtja. Ata fytyra janë përngjasim i
Hyjit, i atij Hyji të cilin janë përpjekur ta mbulojnë. Ta
zbulojmë sërish atë përngjasim. Le të bëjmë presion shoqëror dhe
politik. Mos t'u japim paqe politikanëve për të pasur edhe një
legjislacion të mirë në nivel evropian. E ndërkohë që ne po u
themi këto gjëra, le të mendojmë për atë skllavërinë tjetër të
fëmijëve të përdorur për seks apo për t'u vjedhur atyre organet;
le të mendojmë për abortet e fetuseve të fëmijëve si në Kinë ku
është e ndaluar të kihet më shumë se një fëmijë.
Ma bëni me dije
nëse doni të angazhoheni. Duhet që ta bëjmë, për sa mundemi. E
Zoti ju bekoftë.
Fr. GianMaria Polidoro
titujt kryesore |
|