ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

10 VJETORI I VDEKJES SË MONS. FILIPAJ

 

 

 

Më 26. 09. 2009 u përkujtua në dioqezën e Tivarit dhjetë vjetori  i vdekjes së Imzot Simon Filipaj, meshtarit të shquar shqiptar që përktheu Biblën në gjuhën shqipe. Me këtë rast në orën 9.30 të kësaj date u kremtua Mesha e Shenjtë, e cila u kryesua nga Sh. T. Imzot Rrok Mirdita, në bashkëkremtim me Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv i Tivarit, Imzot Angelo Massafra, Imzot Lucian Avgustini, Atë Armando Ceccarelli, rektor i Seminarit Ndërdioqezan shqiptar, Atë Mario Imperatori, drejtor i Institutit Filozofiko-Teologjik si edhe shumë meshtarë të tjerë. Mesha u kremtua në kapelën e varrezave të Klleznës së qytetit të Tivarit, vendlindjes së tij si edhe vendit ku sot gjendet varri i tij. Besimtarët e pranishëm ishin të shumtë. Pas Meshe u mbajt një seminar mbi këtë figurë të ndritur. Imzot Zef Gashi bëri një paraqitje të shkurtër të figurës së Imzot Filipaj. Por akoma më gjerë rreth tij foli Atë Mirash Marinaj, i cili prezantoi jetën e tij kur ka qenë famullitar në Triesh. Pastaj Dom Simo Ljuliç prezantoi pesë libra të Imzot Filipaj, të cilët janë botuar pas vdekjes së tij. Gjithashtu ishte hapur edhe një ekzpozitë fotografike për të.

Pas këtij seminari nga famullia u ofrua edhe një bufe vëllazërore.

 

 

 titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster