|
|
I ftuar nga Ipeshkvijtë e Pulies,
Imzot Angelo Massafra, ka marrë pjesë në Brindisi, në mbarimin e
AGORÁ-s të të rinjve puljezë më 8-9 gusht 2009, duke udhëhequr
Meshën e së Dielës që do të mbyllte marshimin në krahinën e
Puljes. Ipeshkvijtë e Puljes, të cilët kanë programuar dhe
mbështetur nismën: APULIA 2009: një marshim midis disa qyteteve,
duke nisur nga Bari për në Brindisi, duke kaluar nga Taranto, me
150 të rinj: duke medituar e duke dëshmuar fenë e tyre duke
thirrur njerëz te Zoti.
“Agorà ka qenë një ecje kombëtare,
e zhvilluar në tri vjet, nëpërmjet së cilës, Ipeshkvijtë
italianë u kanë kushtuar një vëmendje të veçantë të rinjve”
Marshimi kishte si qëllim moton e
shën Palit:”vrapoj për të fituar”…vrapoj për të fituar çmimin e
jetës me Krishtin, i cili na jep domethënien e vërtetë për të
qenë e për të jetuar.
Tema e së dielës ishte: “Jeta në
Mesdhe: deti i miqësisë”. Në predikimin e tij, Imzot Massafra
the se “në të kaluarën deti Mesdhe ka qenë vendi i luftës për të
sulmuar të tjerët ose për të mbjetuar…por edhe vendi i pazarit
dhe bashkëpunimit ose i shpëtimit për të mbrojtur jetën ose fenë.
Deti mund të ndajë por edhe mund të bashkojë…Deti Mesdhe mund të
jetë deti i miqësisë, duke respektuar normat kombëtare dhe
ndërkombëtare, legalitetin…
Imzot Pietro Maria Fragnelli,
Ipeshkëv i Kastelanetës dhe i Deleguari i Konferencës Ipeskvnore
puljeze për baritorën rinore, mbylli Agorà-n me këto fjalë: “I
dashur i ri, e dashur e re, të uroj që në rrugën e jetës,
dita-ditës, të mund të zbulosh që Dikush të ka marrë seriozisht
dhe në vështirësi të çon në krah, të çon në rrugën e të mirës. I
ri puljez, të uroj që të takosh Atë që të jep domëthënien e
jetës: Jezusin e Nazaretit, i cili, duke përshkuar rrugët e
Palestinës, u bënte mirë të gjithëve…është Ai Rruga, e Vërteta
dhe Jeta”.
titujt kryesore |
|