|
Edhe këtë vit u bashkuam në
famullinë e Hotit, për të kaluar 2 javë në kampin e përvitshëm.
Para organizimit të këtij kampi, së bashku me animatorët e
Fermentimit, bëmë një javë përgatitjeje në Tropojë. Aty u
bashkuam edhe me miqtë tanë të ardhur nga Italia e me të cilët
organizuam shumë gjëra të bukura dhe mësuam më shumë se si të
jemi animatorë të mirë për ta gjallëruar më shumë famulinë tonë.
Më pas u kthyem në Hot për të
organizuar kampin veror me fëmijët e të rinjtë nën drejtimin e
famullitarit dom Charbel bashkë me disa animatorë italianë,
kontributi i të cilëve ishte shumë i dobishëm për ne. Ditët e
kampit ishin të mbushura me lojëra e katekizëm. E falënderojmë
dom Charbel dhe miqtë italianë të cilët na e japin mundësinë që
të jetojmë dhe ta zhvillojmë jetën tonë së bashku duke e
lavdëruar Hyjin për secilin prej nesh.
titujt kryesore |