ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

AKTIVITETE VERORE NË DAJÇ DHE PENTAR

 

 

 

Dajçit dhe Pentarit, me dt. 14 shkurt të këtij viti, pas emërimit të dom Marian Gegës si famullitar i kësaj zone, patëm edhe ribashkimin e këtyre famullive dhe si pasojë edhe programimin së bashku të aktiviteteve tona.

Në një hark kohor 4 mujor, famullitari jonë i ri, dom Mariani u bëri vizitë të gjitha familjeve të famullisë e kështu bekoi edhe shtëpitë tona. Vizita e tij dukej të ishte, në kuptimin metaforik, si filli që përshkonte të gjitha familjet tona duke na bashkuar në Krishtin.

Vera si gjithmonë është kohë e volitshme për aktivitete të ndryshme baritore. Vlen të përmendim që në famullitë tona, patëm disa aktivitete të cilat me siguri mund të themi se na kanë bërë të rritemi në shkallë të gjerë shpirtërisht dhe në fushën njerëzore.

Kryefjala e aktiviteve tona verore ka qënë angazhimi për formimin e animatorëve të famullive tona. Në bashkëpunim me famullinë e Bushatit dhe të gjithë ne, të ndihmuar nga përvoja dhe bashkëndarja e një grupi vullnetarësh nga Brindisi i Italisë, e konkretizuam një projekt të tillë. Kursi i formimit kësaj here ishte një javor. Temat e formimit ishin të përqëndruara mbi njohjen rrënjësore të mesazhit ungjillor, që animatori  duhet të ketë. Dita ishte e strukturuar në dy faza: paradite ishte formimi dhe pasdite aplikimi me të rinjtë dhe me fëmijët, të shoqëruar edhe nga grupi i animatorëve miq nga Brindisi.

Famullia e Pentarit edhe kësaj vere, vazhdoi me traditën e mirë të filluar që nga viti i kaluar për të mbajtur një festë të veçantë për emigrantët. Me këngë, valle e skeçe të përgatitur enkas për ta nga të rinjtë dhe fëmijët e famullisë sh. Mëhillit, nën drejtimin e motrave Ëngjëllore të sh. Palit, ofruan një festë të ngohtë dhe familjare. Ua kemi me borxh emigrantëve, jo vetëm se janë bijtë tanë, por edhe pse po kontribuojnë shumë në të holla për ndërtimin e kishës së re të Pentarit, gjë për të cilën u jemi vërtetë mirënjohës.

 

                          Kronistja e famullisë

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster