ArqipeshkviaFamulliteInstitutet rregulltareZyra per martiretCaritasShtypi dioqezanFshati i paqesArkiv

BASHKËSIA FAMULLITARE E KOMANIT

 

 

 

Edhe këtë vit, gjatë javës së fundit të korrikut, bashkësia famullitare e Komanit ka pasur gëzimin të bashkëndajë një përvojë pune, ungjillëzimi dhe bashkëndarjeje me një grup që kishte ardhur nga dioqeza e Orias. Bashkësia e Komanit mirëpriti punën vullnetare të disa muratorëve që me zemërgjerësi e kujdes restauruan kishën famullitare.

Ndërkohë, dy seminaristë të dioqezës së Orias, së bashku me dy motra dhe tre të rinj të bashkësisë, kryen shërbimin e katekezës në fshatrat Dushman e Toplanë, shërbim që përfundoi me kremtimin e sakramenteve nga ana e ipeshkvit tonë Imzot Angelo Massafra. Përvoja e vëllazërisë së këtyre ditëve i lejoi edhe bashkësisë së Komanit që të merrte pjesë në këto momente falë një vigjiljeje të lutjes të bërë në Koman, me të cilën shoqëruam të gjithë djemtë e vajzat që po përgatiteshin të merrnin dhuratën e mrekullueshme të Eukaristisë dhe të Përforcimit.

Edhe një herë falënderojmë Zotin, sepse me dorë atërore ka ditur t'i udhëheqë këto ditë të ngarkuara me mundim fizik, por edhe me gëzim e kthjelltësi, në vetëdijen se të gjithë së bashku jemi ndërtues të paqes e të kthjelltësisë... edhe vetëm me një buzëqeshje.

 

Motra Jasmina

 

titujt kryesore

 
 
> Kisha Katolike Shkoder 2009 <

webmaster