|
|
Ditën e dielë, datë 27 shtator,
famullia e Boriçit ka pëshëndetur Atë Mario Bosio, famullitarin,
I cili pas 16 viteve kthehet në Itali. Të gjithë, duke
falënderua zotin dhe Atë Mario janë përmalluar. Në fund Z.
Nikolli bëri këtë përshëndetje:
“I nderuar Imzot Angelo Massafra,
prania Juaj na gëzon shumë. I dashur Atë Mario, në emër të të
gjithë famullisë të përshendes dhe të uroj çdo të mirë.
Dua të falenderoj për punën e
madhe që ke bërë për gjithë këtë zonë. Ke punuar për ndertimin e
kishës dhe të të gjitha këtyre strukturave që i shohim përreth,
falënderojmë Zotin që nëpërmjet teje dhe bujarisë së meshtarëve
të Zemres së Krishtit. Ke ditur të presësh dhe përkëdhelish
fëmijët që ndoshta shpesh edhe nuk e ke kuptuar por nga dashuria
e zjarrtë për misionin që të është besuar, i ke dhuruar
buzëqeshjen. Të riun shpesh e ke pritur dhe e ke ndihmuar, të
rriturit i ke dhenë kurajo. Të gjithë neve na ke dhuruar Fjalen
e Jetës dhe Ushqimin e shpirtit.
Ke ditur të gjesh kohë për të
sëmurin që të priste në shtratin e tij të vuajtjes, për të
varfërin që ishte i pa streh.
Me urtinë që të është dhënë prej
të Madhit Zot ke vendosur rregull në varrezat para Kishës për
këtë banorët e Vrakës, nuk e besoj që do të harrojnë lehtë. Ke
shërbyer për 16 vjet në zonën tonë, sa Mesha ke kremtuar në
Rrjoll, Egç, Gruemirë, Boriç, Gril, Hotnaj, Grud – Fush, aq
qofsh i bekuar.
Të gjithë ne të premtojmë se do të
lutemi për ty; Zoti të dhashtë shendet dhe jetë”.
Nikollë Gjinaj
titujt kryesore |
|