|
|
Me datën 21-25 shtator 2009, në
Otok (Mali i Zi), ipeshkvijtë e Shqipërisë, bashkë me Imzot Zef
Gashi, Arqipeshkëv i Tivarit dhe Imzot Dodë Gjergji,
Administrator Apostolik i Prizrenit, kanë mbajtur ushtrime
shpirtërore, të udhëhequra nga Imzot R. Moliner Inglès, Nunc
Apostolik në Tiranë.
Ligjërata ishte mbi nxitjen
apostolike të Papës Gjon Pali II “Pastores Gregis”: Ipeshkvi,
shërbëtor i ungjillit të Jezu Krishtit për shpresën e botës.
Nunci ka prezentuar disa kapituj të nxitjes: ipeshkvi duhet të
jetë si bariu i mirë; është zgjedhur nga Zoti, është shuguruar
dhe është dërguar për ta udhëhequr popullin e Hyjit mbi rrugën
e botës në shtegtim ndaj amshimit.
Këto ishin ditë të pasura
shpirtërisht dhe vëllazërisht.
titujt kryesore |
|