|
|
Një shërbim në Kishën e Shkodrës
për atë që jeton një vështirësi personale, për familjet e tyre,
për Institucionet publike dhe private, për vullnetarët shqiptarë
dhe të huaj,
laikë dhe rregulltarë, që
bashkëndajnë 15 ditë të kohës së tyre
me atë që ka vështirësi të
pranohet në shoqërinë civile.
Kampi, që, qysh prej vitit 1995
zhvillohet çdo verë në pishnajën të Velipojës, vënë në
dispozicion nga Ministria e Pyjeve dhe fort e dëshiruar nga
Shumë i Nderuari Kryeministër Z. Sali Berisha, këtë vit ka
mbushur vitin e katërmbëdhjetë, me një turn më shumë, atë nga
data 15 deri më 29 qershor, me nënat dhe fëmijët me aftësi të
kufizuara (vizituar dhe asistuar nga një doktoreshë
neuropsikiatre infantile dhe dy infermiere, vullnetare që vijnë
nga qendra socio-shëndetësore e krahinës Emilia - Romagna), pas
të cilit kanë vijuar edhe tre turne të tjera deri më 16 gusht.
Në këto katër turne kanë qenë të
pranishëm 174 fëmijë, 203 të rritur prej të cilëve 35 nëna dhe
168 vullnetarë: 138 shqiptarë, 20 spanjollë, 10 italianë, të
gjithë të angazhuar në asistencën ndaj “personit”, në
gjallërimin e grupeve dhe në shërbime të ndryshme (ruajtje e
kampit, pastrim i mjedisit, mirëmbajtje, kuzhinë, mensë);
gjithsej kemi qenë 377 vetë dhe çdo turn janë shpërndarë një
mesatare prej 5.700 vaktesh, me një total prej 22.800 vaktesh
për katër turne, falë dy vullnetareve shqiptare që kanë punuar
15 orë në ditë në kuzhinë. Fëmijët dhe adoleshentët që janë
mikpritur, të gjithë me aftësi të kufizuara, na kanë sinjalizuar
për në kamp nga organizata jo-fitimprurëse të Shkodrës (Motrat e
Nënë Terezës, Shoqata Madonnina del Grappa), nga institucione
Shtetërore, (Qendra e Zhvillimit dhe Shkolla Speciale), nga
Familjet, nga Famullitë dhe nga Kongregatat Rregulltare të
Dioqezës së Shkodrës; këto të fundit kanë pasur një rol të
rëndësishëm në sensibilizimin jo vetëm për dërgimin e
vullnetarëve, por edhe për familjet që kanë fëmijë me probleme.
Faleminderit të gjithëve:
Vullnetarëve, Famullive, Kongregatave, Institucioneve Shtetërore,
fëmijëve dhe adoleshentëve prej të cilëve kemi marrë diçka...
dhe në fund, por shumë të rëndësishëm anëtarët mbështetës të
Projektit Shpresa dhe Grupet Famullitare të Dioqezës së Sienës
dhe të Grosetos (Itali); në veçanti Komitetin për Luftën kundër
Urisë në Botë të Forlisë pa ndihmën e të cilit, kampi nuk do të
kishte pasur as atë cilësi ushqimore të vlerësuar nga fëmijët
dhe vullnetarët dhe Shkëlqesinë e Tij Imzot Franco Agostinelli,
Ipeshkëv i Dioqezës së Grosetos, i cili ka bërë të mundur që
Konferenca Ipeshkvnore Italiane të financojë një Projekt
Formativ brenda të cilit janë mbajtur nga Loreta Tomaj dy kurse
për vullnetarët pjesëmarrës në kampin e Velipojës, kurse që kanë
ndikuar në cilësinë e veprimtarive të asistencës dhe të
gjallërimit të kampit.
Një falënderim të veçantë ia
drejtoj Shkëlqesisë së Tij Imzot Angelo Massafra, i cili jo
vetëm e ka mbështetur programin e Shoqatës “Projekti Shpresa”,
por e ka pasuruar në rolin e tij si President i Karitasit
Dioqezan, me dhuratën e një shfaqjeje në përfundim të çdo turni
(mbështetur ekonomikisht nga Karitasi Kombëtar Spanjoll), që jo
vetëm i ka bërë të lumtur fëmijët dhe vullnetarët, por ka qenë
një moment shumë i fortë sensibilizimi ndaj solidaritetit. Në
fakt, të rinjtë dhe të rriturit e grupit Illiricum dhe të
motrave Ravasco, nëpërmjet këngëve dhe valleve të tyre, kanë
përçuar dashuri, hare dhe shpresë tek të rinjtë dhe fëmijët që
jetojnë vështirësinë e të qenit me aftësi të kufizuara dhe tek
nënat tyre, që jetojnë me shqetësimin e të ardhmes së fëmijëve
të tyre.
Një falënderim të veçantë dëshiroj
t'ia bëj Bashkësisë Famullitare të Paçramit (Pistull) dhe të
Dajçit të Bregut të Bunës të cilat, si çdo vit, të
sensibilizuara për një angazhim për “më të fundit” nga Motrat
Stigmatine, jo vetëm kanë kontribuar me dhuratat e tyre në
natyrë (zarzavate, fruta, djathë, vezë, vaj) për t'i bërë më pak
të rënda shpenzimet e përditshme, por kanë dëshmuar atë
“bashkëndarje” të kërkuar nga besimi i tyre katolik.
Këtë vit, për të parën herë, kemi
pasur edhe asistencën fetare të Famullitarit të Velipojës Dom
Vlash Palajt dhe të ndihmësit të tij Dom Dritan Ndocit, të cilët
kanë garantuar kremtimin e Meshës së të dielës për katolikët e
pranishëm në turne të ndryshme, edhe ata i falënderojmë dhe u
jemi mirënjohës. Falënderojmë në mënyrë të veçantë Provaninë
Hyjnore, që nëpërmjet shtigjeve të saj e ka bërë të mundur
gjithë këtë vepër.
Silvana Vignali
titujt kryesore |
|