|
|
Këtë vit kampi
veror në Grudë zgjati nga 27 qershor deri më 31 korrik. Kanë
marrë pjesë rreth 15 animatorë nga Gruda dhe 17 Skaut nga
Italia, Firenze.
Ditën e dielë,
para se të fillonim kampin veror, ne animatorët e Grudës, bashkë
me ata italianë kemi bërë një shëtitje në Velipojë ku veç
argëtimit, si qëllim kryesor kishim që të njiheshim me
animatorët që sapo kishin ardhur dhe të përgatitnim programin
për ditën e parë.
Një ditë e
kampit veror kishte përafërsisht një organizim të tillë: dita
fillonte në orën 8 ose 8:30 dhe përfundonte në orën 11 ose
11:30, kjo në varësi të temperaturës, gjatë kësaj kohe fëmijët
kanë marrë pjesë në lojra të ndryshme shumë argëtuese, por edhe
janë angazhuar në aktivitete të ndryshme si, punë dore, vizatime
etj.,
Fëmijët kishin
fatin që kishin afër disa të rinj të cilët ishin të gatshëm t’i
jepnin edukim dhe ngohtësi. Uroj që fëmijët të jenë kënaqur dhe
të kenë kaluar një kohë të bukur, para se të mbyllej dita,
fëmijëve iu është ofruar edhe dreka, kuptohet një drekë e
thjeshtë por me shumë dashuri, në fund të çdo dite animatorët
janë mbledhur dhe kanë organizuar ditën në vazhdim.
Ditën e fundit,
është organizuar një aktivitet me kërcime, recitime, lojëra dhe
drama.
Gjatë kësaj
periudhe ne kemi arritur të njohim 17 të rinjë nga një vend i
huaj. Shpesh jemi mbledhur bashkë dhe bisedonim, i bënim pyetje
në mënyrë që të njihnim më shumë gjëra nga kultura e tyre, por
edhe ata kishin një interes të veçantë në njohjen e vendin tonë,
kulturës sonë, donin të dinin mbi organizimin e dasmave, mbi
mënyrën e të jetuarit të shqiptarëve, donin të dinin për
emigrantët, për vështirësitë e tyre, pra ata donin të njihnin më
nga afër Shqipërinë dhe realitetin e saj.
Falënderojmë
animatorët shqiptarë për gatishmërinë e tyre, më pas motrat,
veçanërisht motër Anetën për ndihmën e saj, për lutjet, por edhe
për darkën, dhe së fundi, por jo të fundit, duam të
falenderojmë në mënyrë shumë të përzemërt, personin që po punon
me shumë dëshirë për komunitetin tonë, Atë Giovanni Colombi,
famullitari, i cili po organizon kurse të gjuhëve të huaja,
kompjuteri e shumë gjëra të tjera, po organizon kampe për
fëmijët dhe për të rinjtë e Grudës, faleminderit nga zemra…
Kronisti
titujt kryesore |
|